VIDEO/ Dy të huaj ekstradohen nga Shqipëria drejt Malit të Zi, nën masa të rrepta sigurie

12 Nëntor 2025, 13:25Kronika TEMA
VIDEO/ Dy të huaj ekstradohen nga Shqipëria drejt Malit të Zi,

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zbatuar masa të rrepta sigurie gjatë një operacioni tranzit ndërkombëtar për ekstradimin e dy shtetasve të huaj drejt Malit të Zi.

Në një njoftim për mediat, institucioni bëri të ditur se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Interpolin dhe strukturat e Policisë së Shtetit, duke garantuar zbatimin e të gjitha standardeve ndërkombëtare për transportin e personave nën masë ekstradimi.

Dy shtetasit, Stevan Kraljevic dhe Dordije Dukic, u morën në dorëzim në Aeroportin e Rinasit dhe u shoqëruan në tranzit përmes territorit shqiptar drejt Pikës Kufitare të Hanit të Hotit, nën masa të rrepta sigurie.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, institucioni mbetet i angazhuar në zbatimin rigoroz të procedurave ligjore dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për drejtësinë dhe sigurinë publike.

Lini një Përgjigje