Blerina Basha, nëna e tre fëmijëve, 5, 10 dhe 12 vjeç, tregon situatën e vështirë që po kalon si nënë e divorcuar prej pesë vitesh dhe përballjen me denoncimin e ish-vjehrrës.“Nuk i braktisa. Isha në punë. Punoj si banakiere në një lokal dhe i lë të tre fëmijët bashkë kur shkoj në punë. Paguhem 400 mijë lekë në muaj dhe paguaj 300 mijë qiranë e shtëpisë. Nuk kam të ardhura të mjaftueshme për t’i rritur dhe ushqyer fëmijët, nuk mund të jem gjithmonë pranë tyre“, ka deklaruar ajo.
Blerina shpreh shqetësimin e saj për denoncimin nga ish-vjehrra, të cilin e quan një “kurth”.
“Si mund ta braktis fëmijët, kur unë vetë punoj për ta? Më ka hyrë pa leje në shtëpi dhe ka mësuar fëmijët të flasin keq kundër meje. Nuk është e tolerueshme që të vijë në shtëpinë time pa leje dhe të më denoncojë në polici”, shton ajo.
Ajo shpjegon se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur fëmijët. “Babai i tyre ka qenë në burg në Itali për pesë vjet dhe ka paguar vetëm 180 mijë lekë të vjetra për fëmijët. Si mund t’i ushqej fëmijët me kaq pak? Unë nuk i braktis kurrë, jam nënë. Djali i dytë ka vuajtur nga epilepsia dhe kam shkuar në spitale për trajtim të gjatë. Tani është më mirë, dhe nuk do t’i lë kurrë fëmijët.”
Edhe faktin që nuk i ka dërguar fëmijët në shkollë kohët e fundit është sepse njëri prej tyre ka pasur një sëmundje ngjitëse, por tani është mirë.
Blerina në një komunikim telefonik tregon gjithashtu shqetësimin e saj për hetimet ndaj saj. “Më morën në pyetje në polici dhe dëgjova se mund të më marrin fëmijët. Por unë nuk do t’i lejoj kurrë të shkojnë në jetimore.”
Top Channel
@@Blerina! me vjen keq..per situaten dhe gjendjen tuaj Ekonomike... Ndarja nga Bashkeshorti..sjelle Vuajtje Shpirterore per Femijet....dhe probleme socjale..sikur se eshte Kriza Ekonomike... Ne se jeni me te "vertet" nje Nene e mire...atehere....duhet te beni dy..ose tre..Pune...si opsjopn..e theme kete....dhe mos shikoni te "Lani " gotat e Berit apo Restorantit....te benei edhe ...ndo nje pastrim shtepie...apo edhe te ndihmoni ndonje Gjyshe ..qofte edhe me muhabet....te uroj suksese...
Ku ështe shteti i muti që nukë i ndimone familjet me femie? Apo e kanë mendjen me vjedhë miljona evro me Turqit që kanë sjedhë në Shqiprie.
Ju të temës jeni harbutër me talent të rrallë! Si gjoja pa dashje vini bashkë 2 fotografi për të ilustruar këtë ngjarje. Këtë vajzën në një moment dëfrimi dhe fëmijë pranë një krevati spitali! Kështu që komentuesit të kënaqen me shaka të kripura. Turp për një qëndrim të tillë!
edhe lajme private personale do te degjojm ????
Femijet me zgjebe....pa uje,pa perkujdesje,pa shkolle..tmerr,o tmerr! Cfare po na shohin syte o Zot! Shekulli i 21-te...