Xhemal Loka, i arrestuar pasi gruaja e tij Bedrie Loka, u vethelmua në Sukth të Durrësit, pas arrestimit është marrë në pyetje sërish nga policia.
Sipas bluve të Durrësit rezulton se kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij të ndjerë. Gjatë marrjes në pyetje ai ka mohuar akuzën.
''Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok''- ka deklaruar ai.
Ndërsa lidhur me dëshmitë e fëmijëve të cilët kanë deklaruar se babai i tyre i bënte shantazh të vazhdueshëm nënës së tyre si dhe bisedat e kapura në celularë ku nuk mungojnë kërcënimet, ai ka preferuar të heshtë.
Policia ka sekuestruar telefonin i tij celular që e kishte fshehur te motra e tij. Hetuesit kanë në duar veç telefonit të tij edhe atë të bashkëshortes tashmë të vdekur.
Nuk dua te hyje me mardhenie burre -grua po c'lidhje ka burri tek injoranca e gruas mbi informatique para se te télécharge nje ampliation duhet te dish derivat qe te sjelle nuk do te thote blij nje telefone apo ordinateur paguaj internetin dhe hoppaaa jooooo kujdes ne fillim meso si perdoret bénéficie dhe te kqijat qe te sjelle.