SPAK i ka bllokuar telefonat/ Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për gazetarin, Elton Qyno!

6 Janar 2024, 15:50Kronika TEMA

SPAK i ka bllokuar telefonat/ Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO

Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të miratojë vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike të gazetarit, Elton Qyno.

Avokati Dorian Matlija thotë se gjykata ka marrë një vendim në kundërshtim me standardet e vendosura nga gjykata e Lartë dhe ajo e Strasburgut.

Matlija tha se do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs, ndërsa do të kërkohet procedim disiplinor për dy gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme dhe Apelit, që firmosën këtë vendim.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, sot më 06.01.2024, ora 14:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 195 akti, datë 29.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit E.Q., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 501, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për lejim sekuestroje…”, dhe vendosi:

1. Miratimin e vendimit nr. 501, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Ndalimin e publikimit të këtij vendimi në referim të nenit 103 të K.Pr.Penale.

3 Komente

  1. a
    andi

    Jo telefonat por te rasin brenda gazetarin dhe ate qe i ka dhene dokumentat.Se me botimin e tyre behen pale me mafiozet duke i paralajmeruar ata se do te hetohen

    Përgjigjjuni
    1. P
      Piperri

      O kar esht gazetar ai! Te rasin brenda ate qe i dha dokumentat o kar!

      Përgjigjjuni
    2. !
      !!!

      Edhe Saliu keshtu thote edhe avokati Gjokutaj te njejten gje !Po jane juriste keta muter apo hajvane?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje