Vetëvrasja e 41 vjeçares: Policia kryen operacion të ri pas arrestimit të burrit. Merren dëshmi të reja

6 Janar 2024, 13:00Kronika TEMA

Vetëvrasja e 41 vjeçares: Policia kryen operacion të ri pas

Policia po kryen kontrolle në banesën e 41 vjeçares në fshatin Vardallë të Sukthit. Report Tv mëson se po merret dhe dëshmia e fëmijëve dhe e gjyshes.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Xhemal Loka policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. 

Ndërkohë vijojnë hetimet edhe për personat që janë implikuar në çeljen e profilit fallco dhe hedhjen e fotove të së ndjerës do të vazhdojnë.

Vëllezërit e të ndjerës kanë treguar se konflikti i vazhdueshëm familjarë është përkeqësuar pas daljes së fotos me fjalor diskriminues në tik tok. 

Lini një Përgjigje