Vëllai i Bedrie Lokut: Motrën s’ma vrau TikTok-u, por bashkëshorti. Do marr hak!

6 Janar 2024, 14:50Kronika TEMA

Vëllai i Bedrie Lokut: Motrën s’ma vrau TikTok-u, por

Avdi Bushi, vëllai i madh i Bedrie Lokut deklaron se motrën nuk ia vrau “TikTok-u”, por bashkëshorti i saj, “me të cilin nuk gëzoi asnjë ditë të bardhë gjatë 23 viteve martesë”.

Sipas tij, motra u dhunua dhe kishte shenja në trup, ndonëse në ekspertizën mjeko-ligjore nuk raportohen shenja dhune.

Ato që duhej të ishin ditë feste janë kthyer në ditë makthi për Bedrien Lokën. Vëllai i saj shprehet se do të vendosë drejtësi vetë, nëse autoritetet dështojnë.

Lini një Përgjigje