Vëllai akuzon bashkëshortin e Bedries: E dhunonte, motra kishte shenja në trup

6 Janar 2024, 14:19Kronika TEMA

Vëllai akuzon bashkëshortin e Bedries: E dhunonte, motra kishte shenja

Vëllai i Bedrie Lokës që dyshohet se u vetëvra pak ditë më parë në Sukth të Durrësit akuzon bashkëshortin për vdekjen e motrës.

Sipas tij, motra ka pasur shenja dhune në trup.

“Në krah të majtë ka pasur shenjë. Doktori e ka parë që është e dhunuar. Në lajme del që nuk është e dhunuar. Kërkojmë sërish ekspertizë”.

Vëllai, që jeton në Greqi dëshmoi për Top Channel se edhe më parë, motra i kishte rrëfyer se bashkëshorti i trajtonte keq, por “ne e falëm”, thotë ai. Ngjarja ka ndodhur për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që Xhemal Loka i ka ushtruar gruas, tha ai.

Më tej, apelon për drejtësi.

“Kërkon zbardhjen. Veç te shteti i kam shpresat. Nëse nuk e zbardh shteti…  Ma telendisi motrën me katër fëmijë në rrugë të madhe”.

1 Komente

  1. A
    Ari

    Aman, o Tema, ne 20 shkrime/lajme 19 i keni per vrasje...perseritje, detaje, a thua sikur lexuesit i interesone kaq shume lajme te tilla dhe te gjata shumeeee..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje