Atentate dhe hakmarrje: Roan Brahimi rezultonte me dy bashkëshorte!

19 Prill 2025, 09:40Kronika TEMA
Atentate dhe hakmarrje: Roan Brahimi rezultonte me dy bashkëshorte!

Lezha dhe Tirana janë tronditur orët e mbrëmjes së të enjtes, nga dy atentate mafioze, ku si pasojë në të parin mbeti i vdekur Gjovalin Prendi, ndërsa në kryeqytet u plagosën katër të rinj, dy prej të cilëve 11 dhe 17 vjeç.

Gjovalin Prendi u vra me breshëri plumbash në biznesin e tij në Pllanë, ku prezentë ishin edhe familjarë. Prendi ishte babai i Roan Brahimit, ose Sidorel Prendit, i ekzekutuar po në një atentat një vit më parë në Athinë.

Ndërkohë rreth 45 minuta pas atentatit në Lezhë, breshëri plumbash janë lëshuar ndaj një mjeti G Class, i cili po lëvizte në drejtim të Lundrës.

Nga ky atentat mbetën të plagosur shoferi i mjetit, Arenc Stafa 34 vjeç, Kian Mullahi 19 vjeç, dhe dy fëmijët e mitur 11 dhe 17 vjeç të Vesel Demirajt, pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Security”.

Nga hetimet e para dhe dyshimet e autoriteteve policore, mendohet se katër të rinjtë që u plagosën, mund të mos kenë qenë shënjestra e autorëve, por të jenë ngatërruar.

Ka dyshime se atentati në Tiranë të jetë planifikuar ndaj gruas së Roan Brahimit, e cila thuhet se jeton në të njëjtën zonë ku edhe të miturit dhe familjet e tyre jetojnë, si dhe se përdorte një mjet të së njëjtës markë, dhe targa e mjetit të saj ndryshonte vetëm për një shkronjë nga targa e mjetit që u qëllua.

Roan Brahimi mësohet se kishte dy bashkëshorte, një në Shqipëri, me të cilën ka dhe fëmijë, dhe një grua në Greqi me të cilën ka një djalë të mitur. 

Në ditën kur Roan Brahimit i është bërë antenat në Athinë, ai ka qenë në makinë së bashku me gruan dhe djalin e tyre të mitur, të cilët për fat të mirë kanë shpëtuar pa lëndime.

Ai ishte kthyer në Greqi për të festuar Pashët me gruan dhe djalin, ndërsa në Shqipëri e priste gruaja tjetër dhe fëmijët.

Prej tre vitesh 32-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët. 

Por, kundërshtarët e gjetën majin e vitit të shkuar në një lagje në Athinë, dhe dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Deri më tani pistat e hetimit për vrasjen e Roan Brahimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari ka pasur precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. 

Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014 kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.

Në 2020 në lokalin e babait të tij persona të pa identifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës dhe terrorizuan klientët teksa kërkonin pronarin. 

Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Roan Brahimi njihet si kundërshtari i Ervis Martinit i zhdukur prej 2022, teksa informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre.

Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinit dhe dy të tjerëve më 17 korrik 2022, si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm Ylli Brahimi, por u vra Klisman Peçi.

Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit policitë e të dy vendeve përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes së tij, që ende mbetet mister.

Tashmë këtyre hetimeve do t’i shtohen edhe atentati ndaj të atit, si dhe nëse vërtetohet se edhe atentati në Tiranë, ishte nisur ndaj bashkëshortes që kishte në Shqipëri. (TCH)

10 Komente

  1. M
    Marku

    nuk e kuptoj keto prendi jane nga lezha apo bushati i shkodres

    Përgjigjjuni
    1. F
      Famija e Vis Martinat janë dukë bër akte Terrorist

      Po prandaj, ka ndryshuë Fenë, nga Prendi, ështe bêr Brahim.. Që të Martohët, osë bashkëjetonë me dy osë më shume Gra dhe të vrasë dhe grabisë. Por thën kët Familja e Vis Martinat, janë dukë bër akte Terroriste dhe kanë bër edhe në të kaluarën akte Terroriste siç ishte akti kurë u vranë disa person mes Tiranë në një klub disa vite më parë. Veç terrorist vrasin gra, fëmie dhe njerzë të pa fashëm.. Se çfarë faji ka psë Babai i Brahimit, 60 vjeçë veç terrorist shqip foles mundë ta dinë.. Edhe shumë her më keq nëse vertet keti Brahimit kanë dashtë ti vrasin Gruanë.. Tani këta bara Turq-Taliban, kanë fillue të vrasin fëmie, gra dhe njerzë të pa fashëm. Familja e Vis Martinat duhët të mbajë përgjisie per keto ngjarje barbare Terroriste.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Urt se te shkerdhejme rracen pulqake

        O te shkerdhefshin motrat,grune,gocat,mbesat dhe kusherirat ty o bythqire,te gjithe myslimanet jo vetem shqiptare

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mark

          o langu uli puplat po qe kjo e vertete behet fjale per droge asgje nderi

          Përgjigjjuni
    2. M
      Mesjeta

      Me keto ngjarrje Shqiperia tregon se ne jemi shume prane Europes se viteve 70-80 .Siç duket Europa ka nostalgji per ate kohe e per ato banda ndaj do te na bashkoje ne familjen e saj.

      Përgjigjjuni
      1. f
        fjala

        Nuk eshte ashtu, Mesjeta, keto vrasje jane pasoje e kohes kur drejtesia dhe shteti nuk funksiononin per qytetarin shqiptar, por per mafjen berishjane qe kerkon te vije prape ne pushtet dhe ka blinduar shtetin paralel te mafjes qe kjo u duk kohet e fundit edhe ne drejtesine e re SPAK, BKH dhe me tej. Shqiperia edhe ne kohen e Enver Hoxhes nuk ka pase mafje se s'kishe nevoje, kishte sigurimin e shtetit, policine dhe drejtesine qe te benin gjemen me urdher nga larte, por shpartallimi qe i beri Sali Berisha shtetit qysh ne 1991 e deri me sot duke krijuar dhe baza te mafjes qe nga Amerika, shoqata "Vatra" qe degjeneroi idete dhe rrugen e NOlit, Voa me Robert Papen... e deri shiko: me cilin shoqerohet Berisha keto dite?! Dhe kjo mafje po penetron qe nga Amerika e deri ne Rusi. Nuk e zgjas me tutje se kot e kam qe flase une dhe kushdo qe flet si une. Mafjen e ke ne drejtesi, ne televizione çdo nate, ne terren e kudo. KJo duket kur perkrahet nje kryekriminel i babezitur dhe ne pleqeri per te sunduar edhe kur i ka ik mendja , i shkojne jarget copa-copa apo kur jep konferenca duke çfryre qurrat para audiences. Me Sali Berishen gjalle, Shqiperia do vazhdoje te vuaj krimin, sepse rrenjet jane ne çdo qytet dhe fshat te Shqiperise. Shiko Bujar Lesken ne VLore apo.....Te gjitha votat per kandidatet e frontit demokratik !

        Përgjigjjuni
      2. A
        Ali Pasha

        Mbreterit gjithëmonë kanë dy ose më shumë gra. Aty qetësohen nga stresi i ditës.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1

          A kish dy identitete?Dy gra i takonin.Tani ka 40 virgjeresha ne ate bote ku ka vajtur

          Përgjigjjuni
          1. a
            aleksi

            Monstra me trup njerezor. Keta alpin gjakatare skan asgje njerezore.Kur vrisni njeri tjetrin mire beni se ate kerkoni , por ckusur kane femijet e pafajshem. Do vije ora e Zotit dhe fara juaj prej kriminelesh genetik sdo kete me vend ne toke. E keqja can enen e vet.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mark

              audi apo gklas prape nuk kuptohet cila ishte shenjestra

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje