E mitura pickohet nga gjarpri në shkollën në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

15 Maj 2024, 15:32Kronika TEMA
E mitura pickohet nga gjarpri në shkollën në Tiranë,

Një nxënëse e moshës 10-vjeçare e një shkolle private në Tiranë është pickuar nga gjarpri. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e institucionit privat arsimor në zonë e Farkës në kryeqytet.

10-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu raportohet se në ambientet e një shkolle 9-vjeçare në rrugën “Dalip Topi”, dy nxënës janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku njëri ka përfunduar në spital.

“Rreth orës 11:30, në rrugën “Dalip Topi”, në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 12 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

Lini një Përgjigje