“E qëlluan në makinë”- Xhaxhai zbulon si iu vra nipi pas sherrit për faturën

4 Janar 2023, 09:40Kronika TEMA

“E qëlluan në makinë”- Xhaxhai zbulon si iu vra nipi

Xhaxhai i Visar Cengut, 31-vjeçarit nga Kukësi që u vra me armë zjarri në një lokal nate në Prizren, ka zbuluar detaje nga ngjarje e rëndë. Në një intervistë për Klan Kosova, Besim Cengu zbulon se nipi i tij u qëllua në makinë nga mbrapa.

“Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend”, tha Cengu.

Në lidhje me rastin, ku mbeti i palgosur dhe shoku i viktimës janë arrestuar 6 persona, ku i dyshuari kryesor mbetet Dibran Hoxha, pronar i lokalit, i njohur ndryshe si “Kobra”.

Sipas Prokurorisë së Kosovës, shkak për konfliktin është bërë pagesa e tavolinës me një vlerë rreth 400 euro.

4 Komente

  1. e
    emigranti

    "Kobra" eee?!111 hajde shtet bananesh hajde. keta bythmuter bejne ligjin hahahaaaa ...

    Përgjigjjuni
    1. r
      rezari

      Duket nga foto se kush jane.Plehra qe bejne mire qe zhduken.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        Nuk tha kot kryeministri,hëngshin kokat ndërmjet veti! Fotografia vetë flet.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tata luigji

        Kobrat duhet ti vras shteti dhe jo ti lejojne te hyne ne gjak njerezit njeri me tjetrin Kobra kishe 167 vepra penale por paguante gjithe policine dhe gjykata dhe tallte karin me 2 kg ari ne qaf Koha ti zhdukum keta vemje nga shoqeria

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje