Akuzohet se hodhi foshnjën e saj 11 muajshe në lumë, 29 vjeçarja: Më ra nga krahët, nuk hyja dot në ujë për ta shpëtuar

3 Janar 2023, 15:08Kronika TEMA

Akuzohet se hodhi foshnjën e saj 11 muajshe në lumë, 29

29 vjeçarja greke ka vijuar të mohojë akuzat e policisë për vrasjen e foshnjës së saj 11 muajshe, që u gjet e pajetë në një lumë mbrëmjen e ndërrimit të viteve.  

Ajo tha se nuk e kishte lënë ajo fëmijën në lumë, por se i kishte rënë nga krahët.

“Nuk e vrava unë fëmijën, lëvizi shumë teksa e mbaja në krahë dhe ra në ujë. Nuk mund të hidhesha në ujë për ta nxjerrë jashtë. Më akuzojnë për gjëra që nuk i kam bërë. E doja shumë vajzën time”, mësohet të ketë deklaruar ajo në polici.

Të njëjtin qëndrim pritet të mbajë edhe nesër paradite kur do të dalë para hetuesisë në Gjykatën e Verias. Të nesërmen foshnja do të kishte ditëlindjen dhe do të mbushte një vjeç.

Ditën e djeshme, u raportua ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë ku 29 vjeçarja akuzohet se ka hedhur fëmijën e saj në një lumë dhe më pas është larguar për të kaluar mbrëmjen e ndërrimit të viteve në një hotel të Aleksandrias.

Ajo u largua nga vendngjarja me një taksi, ndërsa taksisti deklaroi se nuk dyshoi aspak për një ngjarje të tillë pasi 29 vjeçarja nuk dukej aspak e shqetësuar. 

3 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Te futet ne burg bushtra dhe me burgim te rende se ka bere krim monstruoz. Eshte kriminele e ndergjegjsheme se e ka berre krimin me dashje.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tani-D

      Nuk futeshe dot ne uje? Kriminele. Po nena jep jeten per te shpetuar femijen. Denim me vdekje per ty moj qelbesire.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Moza

        E rrezikshme. Kjo është kriminele e lindur. Kjo bisha qënka e prirur të vrasë qindra njerëz pa ju dridhur dora,se mendje nuk paska.Gjynah vajza e vogël që e paska penguar nënën të shkojë në harem se kishte ngel pa lek.Edhe kafshët të mbysin po ja preke të voglin po kjo paska qenë monstër (nuk mund të quhet njeri).Zoti e ndëshkoftë në mënyrën më të keqe të mundëshme

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje