EMRI/ Zbardhet vrasja e Edmond Papës, arrestohet autori, shpallet në kërkim bashkëautori

3 Janar 2023, 10:13Kronika TEMA

EMRI/ Zbardhet vrasja e Edmond Papës, arrestohet autori, shpallet në

Një 30-vjeçar i identifikuar si Albano Velo ka rënë në prangat e policisë si autori i vrasjes së Edmond Papës më 16 dhjetor 2022 në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se është shpallur në kërkim edhe bashkëpuntori i tij shtetasi me ininciale A.B, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimi  rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit.

Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 16 dhejtor 2022 ku shtetasi Edmond Papa u ekzekutua me 9 plumba në ambientet e një lokali në Selitë. Ngjarja ndodhi  në rrugën “Fadil Bodinaku”, pranë banesës së vëllait të tij.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria  Vendore e Policisë Tiranë

Zbardhet ngjarja e ndodhur më 16 dhjetor 2022, ku mbeti i varë me armë zjarri shtetasi Edmond Papa

Finalizohet operacioni policor i koduar “EAGLE EYES”

Identifikohet dhe ndalohet njëri prej autorëve të vrasjes

Shpallet në kërkim bashkëautori i vrasjes.

Sekuestrohet automjeti i përdorur gjatë kryerjes së vrasjes, pamje filmike e prova të tjera të vlefshme, që çuan në identifikimin e autorëve.

Nga strukturat e Sektorit të Hetimeve të Krimeve të Renda ndaj Jetës e Pronës në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 01.01.2023, në orët e para të mëngjesit, u finalizua operacioni policor i koduar  “EAGLE EYES”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së datës 16.12.2022, ku në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë, është  vrarë me armë zjarri shtetasi Edmond Papa, i datëlindjes 1973, lindur në fshatin Kurjan Fier dhe banues në Sarandë.

Policia e Tiranës pas një pune profesionale e të pandërprerë trejavore, duke shfrytëzuar të dhënat e inteligjencës policore, përdorimit të metodave speciale të hetimit, administrimit dhe vlerësimit në kohë të provave ligjore, ka bërë të mundur dokumetimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarje kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “EAGLE EYES”  u bë ndalimi i shtetasit:

V. 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Permet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” .
Si dhe shpallja në kërkim e bashkëautorit, shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimi  rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit.

Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.

Nga strukturat hetimore për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

Materialet procedurale, i kanë kaluar Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

6 Komente

  1. G
    Grek gjarper

    Kur doni,i kapni.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zgalem

      Jane krime te kamufluara . Policia vlen te falnderohet . Zgalem

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ervin

        Pune malokesh

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bobi

          Nuk jan pun malokesh te pakten ai qe u vra Mondi, nje djale i kulturuare i shkolluare me nje inteligjence mbi mesataren e shqiptareve. Un nuk kuptojne qe si marin kete rruge dhe perfundojne keshtu. Ngushellime familjes Mondi ishte nje njeri i mathe djale flori.

          Përgjigjjuni
        2. I
          Iliro Pellazg

          Pune islamistash, iliro pellazg

          Përgjigjjuni
          1. V
            VINI

            Ervin,shkruaj pak me frena dore,he derman. Mos i fut te gjithe ne nje thes,une malok nuk jam por kam shum miq qe jane malok dhe fshatar, por nuk i paragjykoj,gjithashtu uroje qe dhe ti te zesh miqesi me ta, e tjetra eshte qe nuk ka pyll pa derra,ose pa kafshe te egra.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje