Masakrimi i 7-vjeçares në plazh dhe vrasja brenda komisariatit: Kush janë policët që u përfshinë në krim përgjatë 2022-shit

2 Janar 2023, 15:03Kronika TEMA

Masakrimi i 7-vjeçares në plazh dhe vrasja brenda komisariatit: Kush

Viti 2022 ka qenë një vit i mbushur me ngjarje të shumta kriminale.

Por përveç elementëve kriminalë që kanë shkaktuar masakra dhe krimeve në familje, kemi pasur edhe efektivë policie, të cilët janë përfshirë në krim.

Njëra nga ngjarjet që tronditi vendin ështe përplasja e vogëlushes në plazhin e Potamit nga Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës.

Ngjarja ndodhi më 2 gusht, kur Tase përplasi me skaf vajzën 7-vjeçare në breg të detit. Ai u arrestua menjëherë pas aksidentit që i mori jeten vogëlushes.

Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për policin, pasi mbi të rëndon akuza për veprën penale “vrasje e me dashje në mënyrë indirekte”.


Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet, sipas Nenit 76 në Kodin Penal.

Një tjetër krim i rëndë ishte vrasja e efektivit nga kolegu në komisariat.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 23 majit në komisariatin nr. 3, në Tiranë. 

Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç, të dy oficerë të Patrullës së Përgjithshme. 

Zaimi fillimisht e ka qëlluar tre herë, më pas ka hyrë në komisariat dhe e ka qëlluar edhe tre herë të tjera duke e lënë të plagosur rëndë. Si pasojë e plagëve të marra, Saliasi ndërroi jetë në spital. 

Ngjarja u aludua se ndodhi për shkak se viktima e bullizonte prej kohësh të riun. Zaimi punonte prej një viti e gjysmë në polici, ndërsa viktima ushtronte detyrën prej mbi 20 vitesh.

Por nuk ishin vetëm këta efektivët e policisë që u përfshinë në ngjarjet kriminale.

Jeton Lami, agjenti i Forcave Operacionale, akuzohet se ka shoqëruar, ndihmuar dhe transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Lami akuzohet se ka transportuar Ervis Martinajn me një makinë nga Durrësi në Tiranë në 5 gusht, ku është kapur nga kamerat e një hoteli.

Agjenti i forcave operacionale ka transportuar me makinë "mbretin" e lojërave të fatit, së bashku me një miss shqiptar, i ka prenotuar atyre një dhomë hoteli dhe është larguar.

Ai u arrestua me 24 gusht 2022, me urdhër të prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës".

Ndërkohë, që prej 9 gushtit Ervis Martinaj është denoncuar nga familjarët për humbjen e kontaktit me ta, ndërsa ende nuk dihet fati i tij./ CNA.al

5 Komente

  1. P
    Plehraaaaaaaaa arabe....

    Totalisht sunitoshqipfoles,rastesi!? Normale qe JO!

    Përgjigjjuni
    1. p
      popull i peshtirë jemi

      Ky Arjan Tase për sjelljet çnjerzore qe kishte bashkë me djalin pas masakrimit të 7 vjeçares, kudo tjetër do të linçohej nga te burgosurit tjerë.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Imigranti

        Kush eshte ky gazetar injorant edhe cinik qe ve kete titull; “Masakrimi…”. Nuk eshte masaker o njeri i lik; jo cdo vrasje eshte masaker. Meso shqip pastaj behu gazetar.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Latif Dreqi.

          Sali Bin Ram Berisha, kapaku i pusetes se haleve te Shqiperise.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Skarendesi

            MOS... Mos e prishni te pakten keto dite festash atmosferen festive me fytyrat e ketyre monstrave dhe lajme te kobshme... MOS JULUTEMI.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje