
Një person ka mbetur i plagosur në njësinë Postribë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:00, në momentin e ndërrimit të viteve.
I riu është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga një tjetër person, e më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Personi ende i paidentifikuar, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Policia ende nuk ka paraqitur një raport zyrtar për ngjarjen, ndërsa burime bëjnë me dije se autori është arrestuar.
Erdogan (birazereve ):qafirat e mi jam krenar me ju.... allah uakbar booouuuuummmm!!