42-vjeçari në Dibër vetëvritet me armë zjarri

1 Janar 2023, 10:02Kronika TEMA

42-vjeçari në Dibër vetëvritet me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku një 42-vjeçar ka vrarë veten me armë zjarri, tip pistoletë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tomin, ku sipas informacioneve paraprake, Salla Operative ka marrë njoftim se shtetasi M.Gj është vetëvrarë.

Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje