U la në burg për mashtrim, avokati i Viola Sterjos: Nuk i ka mohuar pagesat që ka marrë, ka përgatitur aplikimet për të përfituar grantet

30 Dhjetor 2022, 13:15Kronika TEMA

U la në burg për mashtrim, avokati i Viola Sterjos: Nuk i ka mohuar

Avokati i Viola Sterjos, Nevzat Tarrelli ka folur pas seancës së mbajtur ditën e sotme ku Sterjo u la në burg nga gjykata me akuzën e mashtrimit.

Avokati u shpreh se klientja e tij nuk i ka mohuar pagesat që ka marrë nga denoncuesit që kanë ngritur padi ndaj saj, por sipas tij ato pagesa janë bërë për dokumentacionet dhe aplikimet që Sterjo ka bërë që ata të bëheshin përfitues të granteve në fushën e turizmit.

‘Sot është realizuar marrja në pyetje seanca gjatë të cilës edhe ai arrestuari ka të drejtë si dhe seancë për rivblerismin e masës së sigurisë.  Nuk mohon asgjë në marrëdhënie me personat që kanë paraqitur kallëzime, në të cilën pretendohet një marrëdhënie civile juridike, duke marrë kjo përsipër edhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm dhe projekte arkitekturore për të aplikuar për këto fondet e programit që ofron qeveria shqiptare apo organizmat ndërkombëtare që mund të aplikojnë të gjithë qytetarët, kryesisht për turizmin.

Duke e qenë e punësuar si konsulentë ka hyrë në këtë lloj marrëdhënie me qytetarët. Janë bërë aplikimet por nuk janë finalizuar kjo me sa duket ka lodhur edhe qytetarët të cilët kanë kërkuar ndërprerjen e marrëdhënies juridike me këtë shtetase duke kërkuar edhe kthimin e pagesave.

Ato pretendojnë ndërprerjen ndërkohë që ka pasur një marrëdhënie komunikimi mes tyre, për shkak të situatës deri në këto faza të cilët kërkon këta investitor, qoftë në përgatitjen e projekteve qoftë të dokumentacionit të nevojshëm, të cilat kanë edhe pagesa financiare. Duke mos qenë dakord në kthimin e shumave të pretenduara ato i janë drejtuar prokurorisë.

 Ajo që ne kemi kërkuar sot, për të dhënë mundësinë të jetë bashkëpunuese me organin e prokurorisë, për ti dhënë mundësinë që të japë gjithë dokumentacionin deri në fazën që ka realizuar premtimet e saj. Nga ana tjetër bëhet fjalë për një grua, nënë e dy fëmijëve dhe mendoj se gjykata duhet të ndërronte masën.’- u shpreh avokati.

4 Komente

  1. t
    tony

    A avokoqe ti je per tu futur ne burg me te si bashke punetor ok ajo ja vjedhur duke mashtruar vjedhja denohet me ligj dhe ti plere thua nene e fy femijve hajdutja po ato qe mashtroi ajo nuk kane familje por ajo mashtroi se ishte e bindur se nuk do te zbulohesh por qe te kishte dhe ty mbeshtetje si mbrojtes ok prandaj dhe ti duhet te futesh ne burgme me te se je nje mashtrues qe mashtron i maskuar me ligjin ok

    Përgjigjjuni
    1. t
      tom

      lobingje amerikane

      Përgjigjjuni
      1. j
        jane arrestime jashte cdo Ligji

        qellimi eshte thjeshte Zhurme Mediatike "sensacione zhurnmuese" te cilet spekullojne me gjithcka munden , ne aft ai qe duhet sot te arrestohej eshte Ai qe ka dhene urdherin e arretsimit te zonjes ne fjale e cila s'ka thyer asnji ligje .Nqs dikush te denoncon sdo te thote se ai paska te drejte dhe tjetri duhet te arrestohet pa hetuar gjithcka .Jepi Bordello e Prostitutave "alla Llale" se po kapni fundin

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Prokurore,Gjygjtare,Notere,Permbarues,Avokate dhe lista eshte e gjate jane qe te gjithe per tju prere kokat!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje