
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Viola Sterjon, e arrestuar tre ditë më parë për mashtrim.
Policia e Korçës ka arrestuar më 28 dhjetor ish-drejtoreshën e Ministrisë së Mjedisit, Viola Sterjo pasi akuzohet për mashtrim.
Sipas policisë, 39 vjeçarja ka përfituar nëpërmjet mashtrimit një shumë të konsiderueshme monetare nga qytetarët në Korçë në mënyrë që ata të përfitonin fonde monetare nga shteti.
Dyshohet se 39 vjeçarja ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë € deri në 90 mijë €. Sipas burimeve u ka premtuar subjekteve se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja. Subjektet kanë paguar lekët kundrejt projekteve që variojnë nga 1 milion deri 4 milion Euro.
Lini një Përgjigje