Zbardhen detaje të reja: Erisa Fero e dashura e një prej trafikantëve, si iu shmangej patrullave të policisë

29 Dhjetor 2022, 16:25Kronika TEMA

Zbardhen detaje të reja: Erisa Fero e dashura e një prej

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore, ku u arrestua me 58 kg drogë specialistja e “AKSH-it”, Erisa Fero. Procedurat e shkarkimit ndaj kësaj të fundit tashmë, kanë nisur me shpejtësi në AKSH. Por roli i zyrtares shtetërore në grupin kriminal ka qenë mjaft aktiv.

Hetimet e ndjekura nga oficerët e policisë së Korçës dhe prokuroria e Pogradecit, kanë zbuluar se Erisa Fero, kryente rolin e korrieres në këtë grup, pasi drejtonte mjetet ku ndodhej lënda narkotike.

Ajo i shmangej patrullave të policisë, duke paraqitur dokumente si punonjëse e ministrive të ndryshme në vend, dhe për pasojë kalonte me lehtësi patrullat e policisë.

Fero mësohet se ka krijuar një raport intim me të arrestuarin Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja, i cili më pas e përdorte për ta transportuar drogën, raporton OraNews.

Lënda narkotike blihej në Shkodër dhe më pas transportohej drejt Tiranës dhe Fushë-Krujës. Prej këtej çohej në zonën e Pogradecit, ku dyshohej se trafikohej në Maqedoni, ku dhe tregtohej.

Përveç Erisa Feros dhe Likmend Bashës, në pranga është vënë edhe një person tjetër i quajtur Endri Karaj.

Të tre këta persona po çonin drogën nga Tirana në Pogradec. Karaj dhe Basha, ndodheshin në një makinë para, ku hapnin rrugën duke kontrolluar për lëvizjet e mundshme të policisë. Ndërsa pas tyre, lëvizte me një automjet punonjësja e AKSH-it, Erisa Fero, e cila mbante dhe sasinë e lëndës narkotike prej 58 kg hashash.

Vendi i takimit me grupin e Pogradecit, është lënë në zonën e Qafë-Thanës, pikërisht tek kthesa ku ndodhet restorant Kukësi. Qëllimi ishte shkëmbimi i drogës dhe lekëve, në një vend larg vëmendjes së policisë. Por agjentët e policisë i kanë monitoruar nga distanca, duke ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme.

Tre personat Erisa Fero, Lekë Basha dhe Endri Karaj, janë arrestuar dhe bashkë me ta është bllokuar lënda narkotike. Ndërsa dy pritësit e mallit që kishte dërguar grupi i Pogradecit, F.S., 30 vjeç dhe G.S., 28 vjeç, kanë mundur t’i shpëtojnë policisë.

Kontrolle të shumta, janë kryer në dhjetëra banesa me qëllim kapjen e tyre por pa sjellë rezultat.

Nga një vëzhgim i profilit online Instagram të Erisa Feros, punonjësja e AKSH-it ka foto duke qëlluar me pistoletë në poligone private në Tiranë, apo teksa tymos me puro kubaneze. 

20 Komente

  1. h
    hyps ilon

    Kte zyrtaren e paska trullos @ari fillimisht,pasanej osht fut n rrug t keqe.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shtet i degjeneruar në çdo qelizë.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eliska

        Përgjegjësia personale, dëgjoje Elisen se per ty e thotë

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

        Do ta zevendesojme shoqen partizane me nje tjeter te ngjashme! Keshtu i don Partia!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bac u kry

          Mallin e blejne ne Shkoder ( Tom Doshi) E trasportojne me dokumente ministrie… Te gjitha keto buçet e ripjelljes me trafikante lidhen…. EdKari vazhdon te udheheqe i dhjere por krenar Shqiperia eshte keq sepse ska opozite SaliKanceri ka zaptuar prej 30 vjetesh te djathten.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pa vlere

            Saliu po ben detyren e tij si komunist! Me vetmohim dhe ne bashkepunim te forte me Edvinin. Ja ka lene porosi Ramizi; Jepini te perndjekurve pushtetin politik. Por ne do mbajme fort pushtetin ekonomik. Dhe keshtu po ndodh ne vazhdimesi. Seicili ja le trashegim tjetrit. Ngjyrat e partive jane thjesht per kamuflim!

            Përgjigjjuni
          2. Y
            Yxyxyx

            E tëmerrshme, persone të tilla pjesë e administratës publike ? Duhet kontroll rigoroz i integritetit dhe personalitetit të çdo punonjsi të administratës publike. Administrata publike tregon serozitetin e shtetit demokratik. Këtë mentalitet dhe dhuratë na i bëri mjeshtri që në vitin 1992 kur erdhi në pushtet dhe tani hajde ta shkulësh si mentalitet.

            Përgjigjjuni
            1. R
              ROÇKODAN

              keto jane kurvat e partise te punesuara ne administration e AKSHIT, te korruptuar nga hakerat. Oooo Rams, e ke shkerdhy adninistraten me kurva, merr nasa urgjent se e shkerdheve shtetin

              Përgjigjjuni
              1. A
                AW

                Llogarit se cfare behet me lart ne Qeveri….Babua si gjithmone nuk di gje

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hasan Z Kamberi

                  Keto jane sukseset e qeveris Rama 3

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tata luigji

                    Sonte policia ne feste,ti fusin te qir kesaj ti dalin duhma e droges,kjo pak me than po 20 vjet burg duhet te denohet,kjo ka shume akuza

                    Përgjigjjuni
                    1. q
                      qamili11

                      Ja pasqyra me e qarte e qeverise se Edvin Drogaxhiut.

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        dritan z

                        Te trashed na dini o gazetare?! Apo jeni tallash nga trute? Personal qe prisnin mallin, qe nuk u "arrestuar" dot nga policia, ishin police. Kaq gje nuk e kuptoni?! Kjo ja bo muuuuu

                        Përgjigjjuni
                        1. d
                          dritan z

                          Cfare akuzash mor idiot? Prodhim shitje ka. 5 vjet r parashikon ligji

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dudije

                            Femrat shqip@are me te mirat. 99%. Keto pjellin gangstera dhe gangsterat shkatrrojne shtetin e miletin.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kubanezi

                              Mos u cudisni burra, ne kemi patur dhe kemi deputete, qeveritare dhe ish-qeveritare kriminele ! Kjo shfrytezonte postin per transport - nuk shijohet puroja kubaneze me rrogen e shtetit !

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Aleksander

                                Kjo eshte partia demokratike Kto jane simpatizantet e partise hajduteve. Pra, partise lirise e partise demokratike.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Klevisi

                                  Kjo Fero me origjine nga Slabinja e Pogradecit do jete kushrire e Faro Balliut se edhe ngajne shume nga surrati

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kanani

                                    Ne kete pazar kemi dyshime se eshte perfshire spiuni I felliqur Jani Fero ????

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Frrrrrr

                                      Varja...

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje