Punonjësja e tyre u kap me 58 kilogram drogë në makinë, reagon AKSHI: Është shkarkuar

29 Dhjetor 2022, 13:23Kronika TEMA

Punonjësja e tyre u kap me 58 kilogram drogë në makinë,

Pas arrestimit të punonjëses së AKSH, Erisa Fero vetë institucioni ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare.

Në lidhje me skandalin AKSHI ka deklaruar se ka nisur menjëherë procedurat e shkarkimit të Feros pas arrestimit të saj pasi u kap me 58 kilogramë kanabis në makinë.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.

Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.

5 Komente

  1. P
    Per Perdorim Privat s'te denon as Bota

    Denohet vetem per rastet kur personi kapet duke i tregetuar Drogat .ik e re Spiuna

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbion Melyshi

      Ikni mor te degjeneruar! Shketerruat Shqiperine dhe te ardhen e ketij vendi. Nuk jua ka kush borxh. Jeni te degjeneruar, pa cipe e fytyre qe te gjithe, duke filluar nga ai shalegjati Rama, idioti Berisha, krimineli Meta dha ato qe i ndjekin e i votojne. Pa le me Fatmir Mediu qe na jep edhe leksione per miqesine me SHBA. Por ne fakt si eshte populli eshte edhe politika.Se po te ishte popull tamam, ne zgjedhje do te dilte vetem administrata dhe ajo do i bente fletet e pavlefshme. A ju jepet vota ketyre. Po citoj Migjenin ne Legjenden e Misrit: "Mos i votoni, hej ju shitofte Zana"

      Përgjigjjuni
      1. P
        Protestoj per lirimin menjiher te z.E.F

        e ka pas ble e shkreta per gjith vitin ,me jetu disa caste Shkeputje nga ai Realitet i zymte injorantesh Spiunash ,me fluturu mbi Rete e tymit enderrues . Dhe kta thone : Eeeeeeeeee ta denojme .E shkarkuam . Pika qe s'ju bie . S'njihni ala Lirtite e Njeriut . Lerini tjeteren te jetoj Lumturine jeten e vet .Ku jetojme sot ne Diktature ? Liroheni menjiher gocen se eshte si shpirt e pafajeshme ,do me qen e Lumtur .Po ku kuptoni ju spiuna komuniste c'eshte Liria .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tropoja

          Sa te qete jane shqipot hane buke thate e rrine e veshtrojne qeverine e prostitutave qe i rrjep e tall bythen me ta per dite.Lloj lloj kurve duke drejtuar Shqiperine ne institucione qe duhet te ishin nga më seriozet.He se mban shqiptari mban

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pashai

            Këtu nuk bëhet fjalë për një nënpunës të kalbur por për një administratë, shtet e shoqëri të kalabur dhe të inkriminuar. Nevojiten reforma të thella që nga mënyra e rekrutimit, trajnimit e funksionimit të administratës.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje