
Zbardhen letrat që Svetlana Timofeeva, 33-vjeçarja ruse e arrestuar për spiunazh në Shqipëri, i ka dërguar miqve të saj pas vënies në pranga.
Gazetari Vladimir Karaj tregoi në emisionin e Erla Mëhillit se konkretisht Timofeeva i ka dërguar miqve të saj tri letra, dy prej të cilave në tetor dhe një në dhjetor.
Sipas gazetarit, në to 33-vjeçarja thotë se mbahet veçuar nga të burgosurat e tjera dhe trajtohet “si një terroriste veçanërisht e rrezikshme”.
“Oficeret e shërbimit janë po aq të trashur sa edhe unë, ato punojnë në turne 8-orëshe me një pushim, dhe habiten se pse unë jam këtu dhe pse duhet të ruhem si një terroriste veçanërisht e rrezikshme”, shkruan në letër e reja ruse.
Gjithashtu, Karaj rrëfeu se 33-vjeçarja përmend një kërkesë që t’i hiqet siguria gjatë ditës që të ecë në korridor me të burgosurat tjera, pretendon se është “si qen i mbyllur në kafaz”.
Lini një Përgjigje