
Gert Shehu, 31-vjeçari i cili qëlloi me grusht Sali Berishën do të vijojë të qëndrojë në burg. Në seancën që u zhvillua ditën e sotme, Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e avokatit mbrojtjës për masë më të lehtë sigurie.
Shehu ka qenë i pranishëm në seancë, ku ka thënë se do që të ikë në shtëpi se është djalë i vetëm dhe do që të marrë ilaçet.
Sakaq, pritet që të dalë përgjigja e ekspertizës së Gert Shehut, pasi në dokumentin e publikuar nga mjeku i tij thuhet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Më dokument thuhet se Shehu vuan nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”.
Gert Shehu, ditën e protestës së 6 dhjetorit, kur edhe u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, goditi me grusht në fytyrë Berishën.
Lironi djalin se s’ka bere gje.
Grushti I Gert Spahiut baraz me dronin e Ballistit ne stadiumin e Beogradit!
jepini ilacet djalit ahahaah i lumte dora duhet te dalin sa me shume si ky tiu bien me rradhe bam bum surreterve qe vrane e vodhen shqiperine
Cmenduri te mash ne burg nje te semure psikikBrravo sal doktorri keshtu trajtohen te semure maskra