
Është shtyrë seanca gjyqësore për Ardian Çapjan dhe të pandehurit e tjerë në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shkak për shtyrjen e seancës ka qenë mungesa e një prej avokatëve mbrojtës të një prej të pandehurve.
Seanca e radhës është përcaktuar për t’u mbajtur në orën 12:00 të datës 18 janar. Ndaj Çapjas dhe të arrestuarve të tjerë rëndon akuza për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në 2012-tën.
Në shtator të vitit 2021 GJKKO dërgoi për gjykim dosjen e Ardian Çapjas dhe 3 të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezir Beqiri në vitin 2012.
Ardian Çapja u arrestua mëngjesin e 29 marsit të vitit 2021, ndërsa vrasja në gusht të 2012, e Gentian dhe Nezir Beqirit, është një ndër dosjet penale më të rëndësishme që kanë në duar prokurorët e Elbasanit, e cila që prej muajit dhjetor 2020, u kthye nga gjykata e këtij qyteti, për plotësim hetimi.
Ndërkohë Florenca Çapja është ende në kërkim pasi akuzohet si porositës i vrasjes së dy personave, babë e bir.
Lini një Përgjigje