
A është gjallë Vis Martinaj? Kjo është pyetja që policia e Shtetit ende nuk i ka dhënë një përgjigje, edhe pse ka marrë ultimatum nga kryeministri Edi Rama.
Prej 9 gushtit 2022, i shumëkërkuari i drejtësisë Ervi Martinaj, rezulton i zhdukur. Fati i tij mbetet mister, ndërsa ekzitojnë dy hipoteza; është eleminuar nga kundërshtarët dhe ka inskenuar zhdukjen e tij.
Gazetari Ferdinand Dervishi mendon se Martinaj është eleminuar nga kundërshtarët dhe e cilëson një kapitull të mbyllur. Ai theksoi në Abc se këto mendime vijnë pas deklaratave të familjarëve të Martinajt.
Ferdinand Dervishi: Është kapitull i mbyllur, Vis Martinaj është eleminuar nga kundërshtarët Unë besoj se është një kapitull i mbyllur. E kanë eleminuar kundërshtarët. Ka disa ngjarje që duhet parë se çfarë ndodh më mbrapa. Unë dal në konkluzionin që është një kapitull i mbyllur sepse shoh reagimin e prindërve. Dalin në akuza të forta. Nëse ky njeri do ishte gjallë, nuk do kishim këtë sjellje të njerëzve të tij të afërm.
Gazetari tha më tej se nuk ka mundësi që Martinaj të ketë inskenuar zhdukjen pasi një shkëputje totale e lidhjeve nuk i leverdiste.
Ferdinand Dervishi: Vetë Martinajt, të bënte një largim. Ti kur bën këtë lloj largimi dhe të gjithë besojnë se ty të kanë vrarë, ty të shkatërrohet gjithë biznesi, influenca. Ai nuk e do këtë. Nuk mund të bëjë një zhdukje të prerë, të zhduket për një vit dhe mos e dijë njeri ku është. Ai mund të bëjë një largim nga policia apo grupet kriminale që duan ta eleminojnë, por jo të shkëpusë direkt lidhjet në këtë mënyrë. Ai bëri shumë armiq, kishte dhe probleme të tjera. Ekspertët e policisë thonë që nuk sillej me pjekurinë e kreut të një grupi kriminal aktual. Ecte rrugës dhe bënte përshesh me armiq. Nuk logjikonte. Bëri shumë armiq, jo vetëm në krim, por edhe në nivele biznesi.
Për sa i përket policisë, Dervishi tha se dëshiron të zbardhë çfarë ka ndodhur me fatin e “mbretit të lotove”, por personat që e kanë eleminuar nuk kanë lënë asnjë provë.
Ferdinand Dervishi: Policia do që ta zbardhë, sepse i ka vënë kusht edhe kryeministri. Problemi është që ata që e kanë bërë këtë, s’mund të lënë asnjë provë. Një provë e vetme do t’i çojë te burimi, te ata vetë. Ata nuk duan të riskojnë me këtë histori.
Gazetar trap,kerkon te mbyllesh hetimet?si mund te konkludosh pa prova dhe ta quasi kapirull te mbyllur.Po sikur te them une qe ,tentativa juaj per mbyllje eshte prove ,indicje se Ju perpiqeni me qellim te mbyllet ceshtja dhe te devijohen hetimet .Ai eshte gjalle,por prokuroria duhet te hetoje Edhe tentativat tuaja per mbyllje te hetimit,te shohe se c'è lidh Ty me Martinaj,cfare interessi Ke.
sakte
kur thua tre here rradhazi "kapitull i mbyllur" do te thote qe ke prova bindese per nje konkluzion te tille, pastaj del e thua "po kam degjuar si flasin prinderit prandaj e kuptova...."
nuk ka vdekur , i intereson te gjitha paleve ta nxjerrin keshtu, ca per ceshtje financiare, ca per ceshtje nderi, ca per ceshtje politike... eshte gjalle ne ameriken latine ose diku gjetke, mund te jete dhe i maskuar ne bosnje psh
Mund te jete dhe ke plaka jote i maskuar,,,po' ikni o njerez,kujt i plasi se ca' ka bo ky,e ku Ka shku,
te plaka jote me shalim mbrapsh se gruan e paske si ai qe ke shenuar emrin
tqfsh robt
Gjith kta pushtet qe bejn ham ham neper studio duhen hetuar,se po' punojne kunder prokurorise ,policise dhe shtetit,,,,sigurisht per interesat e tyre ekonimike,,,kta po' Marin para nen dore per te corientuar hetimet,,urgjentisht kush nga keta legena jep nje komente,duhet thirrur urgjent ne prokurori per te vertetuar ate qe thote publikisht,,dhe se nga e ka mare burimin ,dhe ne fund te procedohet,,,le te ngrihet dikush e te thote po' dhunohen gazetaret,,,,dhe nuk ka medie te lire
Gazetari Ferdinand Dervishi duhet te jete nga parate e Ervis Martinajt qe i ka lene per te zhdukur gjurmet. Ai ehste gjalle, ketu do te jemi.
Pse ja ndjell tjetrit vdekjen ,po me thene per ty ? gazetar injorant ( kazan ) mire ju ka thene Ai
Po' ashtu i ka thon martinaj mer shok,,,i intereson qe ta quajn te vdekur,,se policia me i ane hasmi nga ana tjeter,
Plehrat "mbi toke" ose "nen toke" plehra ngelen...Hengshin kokat e njeri-tjetrit!