"Ervis Martinaj ka pasur shumë policë në rrjetin e tij"

27 Dhjetor 2022, 21:10Kronika TEMA

"Ervis Martinaj ka pasur shumë policë në rrjetin e tij"

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi deklaroi se i shumëkërkuari, Ervis Martinaj kishte në rrjetin e tij, efektivë të shumë policie.

Rexhepi nënvizoi se ishte e pamundur që Martinaj të qarkullonte sasi të mësha parash të fituara nga lojërat e fatit, pa ndihmën e policisë.

“Shoferi i Shefit të Krimeve të Drejtorisë së Tiranës është vrarë njëkohësisht me Çim Xhabazin, vrasje që e ka bërë Xubi i Kombinatit. Elementë të veçantë ka gjithë kohën. E them me bindje këtë që, Ervis Martinaj nuk kisht ndotur vetëm një oficer ose nënoficer të forcave elitare speciale. Ervis Martinaj kishte në rrjetin e tij shumë kuadro policie.

Nuk mund të mbulosh qarkullime të tilla në vlera monetare të lojërave të fatit. Biznesin tentuan t’ia sakatonin, por ai arriti të mbijetonte. Lidhje politike ka këtu. nuk diskutohet”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje