
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi e cilëson të vonuar lëvizjen e policisë, e cila një ditë më parë zbarkoi në banesën e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj në Fushë-Kuqe.
Në një intervistë për Euronews Albania, Rexhepi e gjykoi aksionin si një masë parandaluese, për t’u thënë familjarëve të Martinajut që të mos reagojnë ndaj palës që mund të kenë lidhje me zhdukjen e tij.
Sipas tij, njëri person si Ervis Martinaj, i cili është kthyet në fantazmë për policinë, nuk do shkonte në banesë për të takuar familjarët e tij.
“Unë e quaj lëvizje të vonuar pasi në aspektin kriminal, për mendimin tim, çfarë ka pasur për t’i ikur, çfarë ka pasur për t’u shmangur, për t’u larguar që mund të përbënte problem që ta kompromentonte atë, janë asgjesuar. Për një njeri që u bë fantazma e policisë, nuk do shkonte atje. Edhe nëse do shkonte, do merrte masa.
Më tepër më duket, sipas gjykimit tim, si masë parandaluese, që pala e Ervis Martinajt duke përfshirë njerëz të afërt të gjakut të tij, të mos reagojnë ndaj palës që ata mund të mendojnë që ka gisht në zhdukjen e tij, Unë e gjykoj si një masë parandaluese, masë presioni, këtë e mbështes edhe me faktin që nuk ka asnjë të ndaluar”, theksoi ai.
"...pala qe Ka gusht ne zhdukjen e tij".Esperti kriminalistikes me ligjike kaq te varfer,qe merr persiper te thote ..."Martinaj eshte vrare dhe policia kerkon ti neutralizije te afermit te marrin gjak"Pra ,Jo vetem mbyllje e problemit me "vrasje",por Edhe nxitje e fisit Martinaj per te kryer krime ne emer te gjakmarrjes.Kete mund ta beje vetem nje mbeshtetes i Martinajt ne rradhet e policise kriminale.Prit ,o ekspert,gjurmet e ADN ne rrobat e policise te gjetura ne koshere te bleteve mund te nxjerrin Edhe emrin tende.Nga sa thua ,Ke dijeni per ngjarjen,ndryshe nuk perpiqesh te devijosh hetimin.