A janë vjedhur llogaritë nga hakerat?! Ibrahimaj flet për sulmet kibernetike ndaj bankave

28 Dhjetor 2022, 11:00Kronika TEMA

A janë vjedhur llogaritë nga hakerat?! Ibrahimaj flet për sulmet

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në konferencën e fundvitit është pyetur për sulmet kibernetike ndaj bankave.

Sipas Ibrahimajt ka ndodhur një gjë e tillë, por nuk ka vend për shqetësime, pasi nuk janë prekur llogaritë e qytetarëve.

 “Ka pasur njoftime, që sektori bankar ka qenë i sulmuar nga sulme kibernetike. Unë dua t’ju siguroj që ka në muaj, mbi 1 milion sulme, të cilat janë sulme të përditshme, qoftë në sistemin privat, qoftë në sektorin publik.

Pra, tashmë lufta kibernetike është një luftë e cila është e prekshme, e cila prek çdo sektor, publik dhe privat, infrastrukturë kritike dhe jokritike.

Banka në fjalë ka bërë komunikimet e saj dhe në bazë të komunikimeve që kemi pasur me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, nuk ka pasur prekje të llogarive të individëve”, është shprehur Ibrahimaj.

Sipas saj, sektori bankar është nga ata sektorë që ka marrë masa që herët, sa u përket sulmeve kibernetike dhe sigurisë kibernetike.

1 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    Qelbesire e rilindjes , kush te beson ty moj plehre ,bankat jane hakuar tre muaj me pare ,do t ju varin shqiptaret prej gopi plehre qe lexon cfare te shkruajne te tjeret

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje