Ish-zv.ministri i Mbrojtjes: Misioni dhe betimi i spiunëve rusë në uzinën e Gramshit

29 Dhjetor 2022, 10:02Kronika TEMA

Ish-zv.ministri i Mbrojtjes: Misioni dhe betimi i spiunëve rusë

Ish-zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi thotë se prokuroria dhe policia ka të gjithë të drejtën të hetojë lidhur me shtetasit rusë të kapur në uzinën e Gramshit për sa kohë kemi të bëjmë me një zonë ushtarake.

Koçi u shpreh, në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, se me shumë gjasë nuk bëhet fjalë për spiunazh të mirëfilltë, duke qenë se nuk kishte material për spiunazh, por fakti që rusët kanë depërtuar në një zonë ushtarake dhe kanë përdorur armatim neutralizues e bën të dyshimtë.

Sipas tij, nisur nga situata kur ka ndodhur ngjarja, me luftën Rusi-Ukrainë, misioni i të arrestuarve mund të ketë qenë edhe vetëm që të ndezin debatin e brendshëm mbi mungesën e sigurisë në objektet ushtarake të Shqipërisë.

“Duke pasur parasysh situatën kur ka ndodhur ngjarja, lufta Rusi-Ukrainë, edhe lajmet që s’kanë shumë brumë mund të kthehen në një debat. Mund të jetë edhe një mision kaq i thjeshtë; për të sjellë debatin e brendshëm se si është e mundur që kanë hyrë në një zonë ushtarake”,  tha Koçi.

2 Komente

  1. U
    Universi shprsa ime

    Këta që Jan si shalokër ngaqë I shofin gjërat nga lart çoç u duket vetja e japin mënd.? Edhe bëhen qesharakër pastaj. Sa vota mori partia jote mor bir?

    Përgjigjjuni
    1. p
      pinoku

      Shqipëria nuk ka as tanke, as avionë, as artileri dhe asgjë. Kujt po i rruhet sot për të?! Shprehje gjeografike. Nuk e kuptoj se çfarë rreziku paraqet sot Shqipëria për Rusinë, Greqinë apo Serbinë! Vend i shkatërruar totalisht. Tallava hesapi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje