
Nata e ndërrimit e të viteve nuk do të harrohet lehtë për familjen e Altin Lamçes, kjo jo për shkak të atmosferës festive, por sepse sot i është vënë për herë të dytë tritol në banesë. Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndonëse në ato momente kanë qenë 5 anëtarët e familjes në shtëpi. Tritoli ishte vendosur në banesën e vjehrrës së tij, Resmije Turku, aty ku Altin Lamçe jeton së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët.
Kjo nuk është hera e parë që i vihet tritoli në banesë familjes së tregtarit Lamçe. Hera e parë ka qenë vetëm 2 muaj më parë, në 1 nëntor 2022, ku iu vu tritoli në oborr ku pati dëmtime makina e parkuar dhe u thyen xamat e shtëpisë. Lamçe ka 2 vëllezër në Angli, njëri prej të cilëve me precedent penal dhe kjo është një nga pistat kryesore ku po heton grupi hetimor.
"Rreth orës 18:30, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në dy automjetet e parkuara. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
Nuk dihet se kush janë autorët, e ndërsa Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nëse ishte një paralajmërim, një tentativë e dështuar vrasjeje apo motive të tjera që ende nuk dihen.
Erdogan (birazereve): qafirat e mi,javash javash.... prisni 2023 !! Eshte mbush ' 22 boll me bumje .....allahi na e bon hallall vec mbas ndrrimit te viteve..... allah uakbar!
Hajde dhe bej propagande po deshe qe te vijne e te jetojne njerezit ne vendin e qelbesirave.As nuk ke te sigurte pronen as jeten.