Ndërron jetë 68-vjeçari në Tiranë, u rrëzua aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit

2 Janar 2023, 18:51Kronika TEMA

 

 

Ndërron jetë 68-vjeçari në Tiranë, u rrëzua

Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë ditën e sotme. Ai dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Më datë 02.01.2023, rreth orës 17:10, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi A. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Lini një Përgjigje