EMRAT/ Plas sherri në Durrës: Plagoset me çifte 28-vjeçari, shpallet në kërkim autori

3 Janar 2023, 11:15Kronika TEMA

EMRAT/ Plas sherri në Durrës: Plagoset me çifte

Një 28-vjeçar është plagosur me çifte mëngjesin e sotëm në Sukth të Durrësit, ndërsa autori i kësaj ngjarjeje është shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”. Pas një konflikti Gëzim Hoda ka plagosur me armë gjahu (çifte), Lulëzim Përnezha 28 vjeç.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje.

Mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Lini një Përgjigje