"Mos e kërko më, e kam hedhur në det"/ Kush është "i forti" Fatbrdh Dervishi që u kap në Spanjë

3 Janar 2023, 10:50Kronika TEMA

"Mos e kërko më, e kam hedhur në det"/ Kush

Një shqiptar i rrezikshëm ndodhet në burgjet spanjolle prej muajit gusht. Bëhet fjalë për Fatbardh Dervishin alias Fatbardh Doda, i cili ka mbetur i plagosur në tentativën e arrestimit.

Lajmi është raportuar së fundmi nga mediat spanjolle dhe Fatbardh Dervishi ishte në kërkim dhe nga autoritetet shqiptare.

Ai është arrestuar nën akuzën e vjedhjes së automjeteve, falsifikim dokumentesh, armëmbajtje pa leje, trafik droge, grup kriminal. Shqiptari u kap së bashku me anëtarët e tjerë të grupit që kryesohej prej tij.

Sipas mediave të huaja, Fatbardh Dervishi/Doda konsiderohej nga policia spanjolle si  “rrëshqitës” pasi ndryshonte vazhdimisht pamjen e tij për të shmangur zbulimin dhe që qarkullonte me identitete të ndryshme false.

Grupi i kryesuar nga Fatbardh Dervishi/Doda, maskohej me uniformë policie dhe kryente gjithashtu grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge.

Por veç këtyre, Dervishi akuzohet në Shqipëri se në 3 janar të një viti më parë, plagosi me armë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës 23 vjeçaren E. Koroveshi e prej atëherë rezulton person i shpallur në kërkim.

Ndërkohë disa ditë më vonë, në emisionin “Në Shënjestër”, Dervishi u akuzua nga Liza Malshi, nëna e të zhdukuri në vitin 2018 në Spanjë Tauland Malshi, se kishte gisht në zhdukjen e këtij të fundit.

Nëna e të riut tregoi se ishte telefonuar nga shoku i tij Edmir Vlashi i cili i kishte thënë se më 25 gusht 2018, ishte telefonuar nga Fatbardh Doda dhe se Fatbardhi i kishte thënë Edmirit: ‘Mos e kërko më shokun tënd pasi unë kam kry punë me të dhe e kam hedhur në mes të detit në Malaga’.

 

5 Komente

  1. T
    T

    Rrace e pishtire e kan kthy venin 100 vjet mbrapa .

    Përgjigjjuni
    1. 1
      19

      Rrace e poshter paskeni qen mor malok paska qen i mencem enver hoxha e paska dit ca paskeni qen .vetem haxhi lleshin ju kishte vu dhe kaq .i keni kenduar enverit me shume se kushdo ne kte vend dhe tani jeni demokrat te flakte .

      Përgjigjjuni
      1. t
        tata luigji

        Tani Fatzi doden me hedhe prapa hekurave te pakten per 7 dekada qe ti bie ndermnd se jeta nuk eshte me shekuj, Fatziu tani vetem te numeroj vitet e burgut jo te jetes,se jeta aq ishte projektuar

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dashnori Olimbise

        Perzerje islamista malok, paskan pas te drejte serbet.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mbeshtetesi...

          E kuptoj fjalen qe perdorin shpesh maloqeria,,,fjalen a ma jep besen,,se skan bese,gjithmon Kan vra njoni tjetrin pabesisht mas kraheve dhe mas shkurreve,,,Jan te pabese

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje