
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me arrestimin e agresorit, Albano Velo që vrau me armë zjarri biznesmenin, Edmond Papa. Ky i fundit u ekzekutua më 16 dhjetor në mes të një lokali te Komuna e Parisit në Tiranë.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Albano Velon. Por Velo ka mohuar akuzën në lidhje me atentatin, ndërsa dyshohet si personi që ka mbajtur nën vëzhgim Papën para ekzekutimit dhe ditën qe ndodhi vrasja.
Velo është arrestuar nga policia shqiptare më 31 dhjetor, në aeroportin e Rinasit, teksa ka hyrë në territorin shqiptar.
Mësohet se Velo është larguar nga Shqipëria drejt Francës katër ditë pas atentatit ndaj Edmond Papës. Sakaq mësohet se Velo është djali i një efektivi policie, Dilaver Velo, që punon në një nga komisariatet e Tiranës.
Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë. Velo dyshohet se është organizatori i vrasjes.
Pune islamistesh, iliro pellazg.