
Bashkëpunëtor i drejtësisë, Ervis Bardhi, ka vazhduar rrëfimet të mërkurën në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Ardian Çapjas, i akuzuar nga SPAK për vrasjen Gentian e Nezir Beqirit.
Bardhi tha se nuk ka pasur asnjë konflikt me Beqirajt, dhe se e vrau me Olsi Lekun vetëm për para.
“Pata tre takime me Florenc dhe Ardian Çapjen. Ardiani më tha kush shkon atje lart tek Gent Beqiri do të vritet. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për lekët. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin”, u shpreh ai.
Mirëpo Ardian Çapja, nga ana tjetër, tha se Ervis Bardhi nuk po thotë të vërtetën.
“Bardhi është mashtrues ordiner. Gënjen vazhdimisht”, u shpreh Bardhi.
Vrasja e babë e bir ndodhi në gusht të 2012-ës. Bardhi para se të dëshmonte përballë gjykatës, i kërkoi falje nënës së Gentian Beqirit.
Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokolli dhe Olsi Leku akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se në vitin 2012 kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke ekzekutuar në shenjë hakmarrje brenda shtëpisë së tyre, Gentian Beqirin dhe të atin e tij, Nezir Beqiri.
Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi nën hundën e Policisë, ndërkohë që Çapjat nuk e pranuan asnjëherë të jenë ata autorët e asaj ngjarjeje të rëndë.
Në këtë çështje, pretendohet se personi që ka marrë pjesë direkt në vrasje, Ervis Bardhi, është penduar për krimin e kryer duke vendosur të bashkëpunojë dhe të flasë, duke treguar gjithçka ka ndodhur ditën e vrasjes.
Së fundmi Shqipërisë i është mohuar kërkesa për ekstradimin e Florenc Çapjas i cili ndodhet në Dubai. Raportohet se gruaja e tij pagoi rreth 55 mijë euro për ta liruar nga qelia.
Ja keni futur pordhës me këtë artikull. Vari lesht jeni. Bardhi tha që gënjen bardhi.....!!!!!! E plot të tjera !!!!!!