“Edhe unë 12 vjeçe jam martuar”, nëna e 14-vjeçares kërkon lirimin e dhëndrit: Punon dhe mban nusen

7 Shtator 2024, 16:58Sociale TEMA
“Edhe unë 12 vjeçe jam martuar”, nëna e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 14-vjeçare ka sjellë në jetë një fëmijë.

Policia njoftoi se baba i foshnjes është një 21-vjeçar, Dritson Kurti, i cili është vënë në pranga.

Lidhur me këtë çështje ka folur Luljeta Jenuzi, nëna e të miturës: 

"E ka dashuruar vajza edhe ne kemi rënë dakord. Dua që dhëndri të dalë sa më shpejt. Ne kështu jemi martuar, të vogla. Edhe unë jam martuar 12 vjeç.

Për ne nuk është problem mosha, ne në racën tonë martohemi të vogla. Vajzën tonë e kemi martuar me dëshirë. Ne jemi nga Elbasani dhe e kemi martuar vajzën në Korçë me dëshirë.

Dua të dalë dhëndri sa më shpejt. Ai punon dhe mban nusen. Kur ka lindur është njoftuar policia për rastin. Në spital e ka shoqëruar vajzën bashkëshorti", tha ajo.

1 Komente

  1. A
    Arber

    Po magjypet ne Shqiperi kshu bejne. Ne cdo qytet Ke vajza te ketij minoriteti qe behen Nena para18 vjetesh.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje