Habit gjyshja e 21-vjeçarit të martuar me minorenen në Korçë: Ofendohemi të marrim nuse të rritur, i marrim të vogla e i mësojmë

7 Shtator 2024, 14:49Sociale TEMA
Habit gjyshja e 21-vjeçarit të martuar me minorenen në

“Ne i marrim të vogla nuset e i mësojmë , e kemi ofendim po qe e madhe” kështu tha gjyshja e Dritson Kurtit në një intervistë për korrespondentin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi. 21-vjeçari është arrestuar ditën e djeshme pasi e mitura, gruaja e tij 14-vjeçare është bërë nënë.

Në intervistë gjyshja e Dritson Kurtit tha se komuniteti rom e ka në traditë martesën në moshë të vogël dhe se për ta është ofendim të jetë nusja e madhe, pasi e marrin të vogël që ta mësojnë vetë.

“Ne kurbetët e kemi traditë martohemi shpejt, 12-13 vjeç, tani paskan nxjerrë ligj. Ne e kemi traditë, po u rrit çupa nuk e marrim ne. E kemi ofendim. Ne kërkojmë ndihme për djalin, e morën sepse çupa është e vogël. Unë me pension, ai punonte. Atje ne komunale, tek plehrat.

Mban gruan e fëmijët. E ëma i vdiq. Tani të mendoje qeveria, c janë këto ligje? Tani kanë dalë? Ne kemi vite martohemi të vegjël. Tani nxorën ligje qeveria? Ne kurbetët do futet qeveria? Ne i marrim të vogla nuset e i mësojmë. Nuk i marrim të mëdha, e kemi për ofendim po qe e madhe “,-tha Fidarie Kurti, gjyshja e 21-vjeçarit.

E mitura gjithashtu ka dhënë një intervistë për korrespondentin Shkëmbi ku shprehet se ka një vit e martuar, ndërsa më herët kishte jetuar në Elbasan. E mitura gjatë intervistës ka kërkuar ndërsa qante lirimin e bashkëshortit të saj duke u shprehur se e do.

“Jam 14 vjeç. Kam një vit që jam martuar. Më para jetoja në Elbasan. Bashkëshortin e arrestuan dje, se kam lindur e vogël.  Dua ta lirojnë. E dua”,-tha e mitura ndërsa qan.

Babai i të miturës është shprehur gjithashtu i mërzitur ga arrestimi i dhëndrit të tij.

“Jane bërë martesa, është bërë me kamala. Ne jemi rom, kështu e kemi. Pse ma morët dhëndrin? Ne u martuam me dashuri me harmoni. E keni marrë kot se koti. Lirojeni një orë e më parë.

Kjo është vajza ime. E mori me dashuri me harmoni, pse na ndërhyni ne gabelëve? Nuk e mori me zor, e mori me dëshirë. Mos hyjë shteti në punët tona. Lirojeni sa më parë. Të me dëgjojnë. Dua të me lirohet dhëndri, të gëzojë fëmijën”,-tha ai.

12 Komente

  1. Y
    Ylli

    Po ju lajme arrixhinjsh na jepni?Gazete vari torben

    Përgjigjjuni
    1. P
      Ptuh

      Mor plehra te paqyteteruara qe martoni vajzat qe kalamaj dhe detyroni nje minorene kalama te linde kalamanin tjeter. Pedofila te ndyre qe i prisni jeten femijeve po qene vajza, i beni skllever per sherbim dhe pjellje. Ptuh qelbesira te paqyteteruara!

      Përgjigjjuni
      1. @
        @

        Ne martohemi 12 vjec thote jevga. Detyroni femijet 12 vjece te martohen dhe te perdhunohen nga meshkuj 20-30 vjecar. Martoni derra meshkuj me femije vajza. Cfare ndyresirash ka kjo toke.

        Përgjigjjuni
        1. t
          tan bakalli

          kto kan i jete qe martohen qe12-13 vjec tani u kujtu shteti leri ne adetet e veta

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hajde mendje hajde

            Keta qe thua ti nuk jane kafshe, jane njerez, dhe si qytetare te vendit do i binden ligjeve te shtetit si gjithe te tjeret dhe shteti e ka detyrim te mbroje minorenet. Kur spitalit i vjen nje vajze minorene shtatezane detyrohet qe ta raportoje tek policia dhe shteti duhet te nderhyje qe te mbroje minorenen viktime e pedofilise. Si thua ti, meqe te leme keta te martojne vajzat e veta kalamaj dhe ti shesin si bageti tek burrat, te leme edhe myslimanet te marrin nga kater gra kunder ligjit se ashtu e kane lejen me Kuran, dhe jemi qe jemi, kush te pretendoje se eshte ndryshe nga shoqeria te kete te drejte te mos i bindet ligjeve? Hajde mendje hajde...

            Përgjigjjuni
          2. H
            Hanko Halla

            Ky shtet nuk ka se cfare t'i beje GOMARIT (kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Berisha) dhe i bie SAMARIT (punetorit te gjore te plehrave, Dritson Kurtit).

            Përgjigjjuni
            1. l
              loni

              Kjo është punë jevgjish prandaj lirohen sepse kjo rracë e ka zakon që bëjnë martesa të tilla,a i shikoni rrugëve vajza të vogla shtatzënë dhe me fëmijë në krah.Liroheni se u bëtë gazi i botës....do edukoni jevgjit ju që nuk i edukoi as Enveri që përdorte dhunën....

              Përgjigjjuni
              1. E
                Era

                Martohen shpejt. Pjellin si minjtë. Shtohen me shumicë. Nuk integrohen. Vjedhjen e kanë në gjak. Nuk arsimohen. Jetojnë me asistencë dhe programe ndihmash. Nuk lanë bakër e puseta pa vjedhur. Në Shqipëri ndoshta janë më mirë të integruar. Në Greqi janë bërë tmerri i njerzve.

                Përgjigjjuni
              2. P
                Pet.

                Nuk e kuptoj gjithe kete mllef te komentusve ndaj kesaj gruaje.Ne fund te fundit edhe tragjedia Romeo dhe Zhulieta ka si pratagoniste te rinje te nje moshe te tille. Mjafton qe te duhen dhe te rrisin mire krijesen e Tyre, te tjerat pak rendesi kane.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Na myten

                  Kur flasim per moral gaxhojt duhet me mbajt te dhimen. Po gjyshet dhe stergjyshet kur iu jane martuar? 40 vjeç si martoheni ju tani?!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Adi

                    Nuk jane martuar asnjehere 12 por me e hershmja Ka qene diku rreth 16, dhe as kjo nuk eshte mire, gjysherit e mi Jane martuar te gjithnje mbi 18 dhe sigurisht edhe prinderi keshtu qe mendohu mire para se te flasesh edhe nese e kane bere me pare sepse aq dinin nuk duhet te ndodhe ne keto kohe qe supozohet te dime me shume/ Nuk PO thote njeri the martohen 40 por ama Ka plot numra mes 12 dhe 40, si thua ti, a nuk te pelqejne numrat qe fillojne me 2, psh 22, 23, 24?! Te mos shkojne me larg SE e di me siguri qe nuk te pelqejne

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Ana

                    Tragjedia me e madhe eshte qe grate qe jane martuar vete aq te vogla dhe nuk kane jetuar femijeri per vete duan te ndeshkojne vajzat dhe mbesat e tyre me te njejtin fat. Ne vend qe te ishin avokatet me te medhenj kunder pedofilise qe ne faktet eshte pershkrimi I sakte per keto martesa, print te pakten derisa te jete 18 ta marre e mira.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje