Gjente sende të ngjitura te rrobat, kontakti i Naimit me magjinë: Hoxha fliste dhe unë villja

6 Shtator 2024, 13:39Sociale TEMA

Gjente sende të ngjitura te rrobat, kontakti i Naimit me magjinë:

Një telefonues i emisionit  “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Naimi, mendon se magjia ekziston. Ai ndan me programin përvojën e tij të takimit me “anën e errët”. Telefonuesi thotë se fillimisht nisën të gjenin sende të çuditshme të ngjitura në veshjet e tij.

Qetësia familjare u prish dhe kishte shqetësime shëndetësore. Një ditë vendosi të shkonte te një hoxhë dhe aty i ndodhi diçka thuajse e pabesueshme.

Naim: Te rrobat e mia që nderte gruaja jashtë, çdo herë që i fuste brenda në shtëpi, gjenim ose te ndonjë bluzë, ose te ndonjë palë tuta, gjenim diçka që ishte si e ngjitur aty.

Naim: Unë nuk arrija… nga ai moment filluan duke ndodhur gjëra në shtëpi, nga ana shëndetësore po e po, por edhe sherre. Duke mos u besuar gjithë këtyre gjërave, thosha hajde punë e madhe, e kanë ngjitur kalamajtë, gjeja justifikime nga më të ndryshmet kur një ditë takoj një ditë që falej, që shkonte në xhami dhe thotë “o vëlla, ti nuk i beson këto gjëra por e  ke të shkruar në Kuran”. Sërish nuk arrita ta besoja. Duke u futur sa më thellë, duke lexuar për këto gjëra sepse më tërhoqi ajo pjesë, u detyrova të shkoja te një njeri, emrin nuk dua ta tregoj, u detyrova të shkoj te një hoxhë që ndodhet këtu në Shqipëri. Ai më tha “vëlla,  ti nuk  e beson por unë po ta tregoj sinqerisht  që ti e ke të bërë”. Filloi më vuri diçka, një sure nga Kurani dhe absolutisht, ai këndonte dhe fliste. Gjatë momentit që  ai fliste dhe unë rrija me sytë mbyllur, unë fillova duke vjellë

Naimi shton se hoxha nuk i mori para, por i dha një kurë që duhet ta pinte për 30 ditë. Ai thotë se përpara se të merrte kurën, sapo hynte në shtëpi lotonte pa shkak. Sipas shpjegimit të tij, kjo ndodh sepse magjia arrin të depërtojë ngado, edhe pse nuk është e dukshme./tvklan.al

7 Komente

  1. C
    Cajupi

    Budalla e shkuar budallait

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haxhiu

      Jo vetem injorance por nje manover e piste turko-arabeske per ri bete njerezit te pranojne Kuranin per ti islamizuar.

      Përgjigjjuni
    2. O
      Operacioni Zjarri

      O Tema po nuk ju vjen turp qe botoni keto budallalleqe? Gjithe bota perparim ndersa ne bejme mbrapa. U kthyem tek magjite dhe tek hoxha qe te sheron. Cfare neverie. Injorante te gjore.

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ??

        Kushdo ka te drejte qe ta coje trurin me pushime.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Myslimani

          Mbrojtja e Kuranit nga magjia....Kerkoj mbrojtjen e Zotit nga ata qe lidhin dhe fryejne nyja. Zoti thote ne Kuran....Magjia zbriti ne Babiloni me lejen e Tij nga 2 engjej ne forme njerezore. Haruti dhe Maruti. Kujtdo qe ja mesonin e paralajmeronin se ishte vetem sprove nga Zoti. Kushdo qe do e praktikonte nuk do kishte asnje te mire ne Boten Tjeter.

          Përgjigjjuni
          1. r
            rezari

            Nuk e kuptoj se si gazeta boton shkrime te tilla,duke ditur se shume njerez fillojne e I besojne ato. Apo keni marre ndonje dore te mire nga hoxhallaret?

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sara

              qe hoxha j'ua linte grate me barre edhe e kam nigju, po qe ju linte dhe ju burrave aq sa villnit, kjo qenka simptome e re..

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje