Udhëhoqi brigadën "Lura" në ndërtimin e hidrocentralit, shuhet legjenda e shpërthimit në Fierzë, Kol Markola

6 Shtator 2024, 08:36Sociale TEMA
Udhëhoqi brigadën "Lura" në ndërtimin e

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare legjenda e hidrocentarlit të Fierzës kur ishte në ndërtim e sipër, Kol Markola nga Vlashaj. Lajmin e vdekjes e ka dhënë publicisti Gjergj Marku me anë të një postimi në facebook.

Kol Markola, mjeshtër i rrallë, udhëhoqi brigadën ‘Lura’ në ndërtimin e kësaj vepre, ndërkohë që shtypi butonin e shpërthimit më masiv në ndërtimin e digës gjigande, në një sasi prej 500 mije m3.

Ky moment shënohet si shpërthimi i menjëhershëm elektrik i pari në vendin tonë, që mbylli dy anët e digës se HEC-it më të madh në Shqipëri, Fierza.

Prej vitesh jetonte me familjen ne Durres, ku do të zhvillohet dhe ceremonia mortore.

2 Komente

  1. f
    flase

    Shuhet ! Thuaj vdiq se ai nuk ishte prush te shuhej. Ngushellime familjareve ! Na e bajatisen çdo gje.

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlonjat

      "Shuhet" eshte fjala me e goditur, perdorur edhe nga shume gjuhe te huaja; duke thene - shuhet- shprehet simpatia dhe miresia per jeten e tij; vdiq eshte fjale e vrazhde qe tregon thjesht nje fakt ; "shuhet" eshte e ngjashme " nderroi jete" apo dhe per kete nuk je dakort ti - flase.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje