“Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon”, Gledis Nano rrëfen prapaskenat në kohën kur drejtonte Policinë e Shtetit

3 Mars 2026, 14:10Kronika TEMA
“Edi Rama nuk më ka marrë kurrë në telefon”,

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka rrëfyer prapaskenat e asaj çfarë ndodhte në kohën kur ai drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

I ftuar në News 24, Nano theksoi se gjatë kohës që ai ishte në krye të detyrës, kryeministri Edi Rama nuk i ka ndërhyrë për asnjë problem, të ligjshëm apo të paligjshëm.

Ndërkohë që më tej u ndal dhe te periudha kur dhe ai u largua nga strukturat e Policisë së Shtetit. Nano pohoi se koha e largimit të tij përkon me dy ngjarje të rënda që i kanë mbetur në kujtesë, aksidenti në Potam, ku humbi jetën Jonada Avdia si dhe zhdukja e Ervis Martinajt.

 “Ngjarja e cila personalisht dhe profesionalisht më ka prekur ka qenë ngjarja e Himarës në Potam, vdekja e një të miture dhe çuditërisht mori disa përmasa pasi drejtuesi i mjetit ishte punonjës policie. Kjo ngjarje më ka mbetur në kujtesë dhe sot, por ka rastisur ajo kohë kur u largova nga policia e Shtetit. Zhdukja apo rrëmbimi i Ervis Martinajt është hetuar nga policia e Shtetit, dhe ka qenë në periudhën që jam larguar unë”, tha Gledis Nano.

"Nuk më vjen mirë kur dëgjoj kritika për policinë se jam rritur. Unë jam i mendimit se nëse politika do, policia bëhet. Qeveria duhet t’i garantojë jo vetëm pagën por dhe qëndrueshmërinë, vazhdimësinë, që ai nuk do të shitet nesër, për ti garantuar karrierën dhe ecurinë për shkak të aftësisë që ka secili.

Nuk mund ti fusim të gjithë me një vend. Ka pasur raste madje dhe i është bërë jehonë në media sikur çfarë ndodhi. Ka pasur raste që një punonjës shoqëronte një eksponent krimi dhe vetë policia e identifikoi dhe mori masa.

Nëse ne vetëm flasim dhe situata nuk ndryshon. Ngjarja e cila personalisht dhe profesionalisht më ka prekur ka qenë ngjarja e Himarës në Potam, vdekja e një të miture dhe çuditërisht mori disa përmasa pasi drejtuesi i mjetit ishte punonjës policie.

Kjo ngjarje më ka mbetur në kujtesë dhe sot, por ka rastisur ajo kohë kur u largova nga policia e Shtetit. Zhdukja apo rrëmbimi i Ervis Martinajt është hetuar nga Policia e Shtetit, dhe ka qenë në periudhën që jam larguar unë", tha ai. 

4 Komente

  1. I
    Ishi i ishit....

    Edhe mua kur Saliu mori pushtetin, nuk me mori ndonjehere ne telefon, por me dergoi fermanin se ishja shkarkuar nga detyra. Me e keqja ishte se nuk me linte rehat edhe mbasi me pushoi nga puna si shef i policeve, por aty ku shisja domatet me dergonte shqiponjat e tij qe tallnin bythen me nje persekutuar nga koministi Sali....Te rroje maloqeria!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurvat e politikës

      Fake te gjithë policy drejtësi qeveri bashkë me vampirin Sali

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nuk ka drejtesi

        Kur nje rrugaç , hedhes molotov i Bufit i mer mburojen nje police, ke ndonje pergjigje. Ne France policia te perplas par toke dhe te menotte te lidh , nese i ngre zerin te denone per outrage ...... Policia duhet te krijoje autoritet , polici eshte ligji mbi policin nuk ka , kush e prek duhet ta shikoje vehten te shtrire pertoke.. Del nje Flamur Noka dhe dhunon policin e godet dhe nuk ndeshkohet çfare qelbesir drejtesie eshte ...

        Përgjigjjuni
        1. p
          pap

          I keni harruar regjistrimet ne Drejtorine e Policise se Tiranes, ne kohen e protestave te Lulit, kur hynte ne ambjentet e brendeshme te kesaj drejtorie bashke me "grupin e deputeteve cuba", si te revoltuar per ndalimin e antareve te grupit te zjarrit qe thyenin dritat dhe prishnin semaforet neper rruge. Kujtoni kur kapte per fyti oficerin e rojes dhe kush e bente kete, nje deputet!!!! Cfare ndodhi mbas saj?! Asgjeeeee, nje m... i madh. Ku ishin medjat dhe shoqeria civile? Hanin pershesh me kos!!!!........Pse nje, po, nje nuk ngrinte zerin apo denonte si sjellje?! Prandaj, mos u ankoni apo filozofoni se cfare duhet te ndodhe sot. Miu, po kaloi poshte mustaqeve 2-3 here, e ben rruge.....

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje