Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, se rrezja e raketave balistike iraniane mund të shtrihet deri në Europë. Duke komentuar tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, ai theksoi se Irani ka humbur një pjesë të fuqisë rajonale që ka pasur më herët dhe se regjimi në Teheran ndodhet në një nga momentet më të dobëta të tij gjatë dekadave të fundit.
“Irani e ka humbur fuqinë rajonale që ka patur. Nuk e ka më atë fuqi. Dhe me goditjen që mori gjatë vitit të kaluar dhe protestat e mëdha që shpërthyen më mbrapa, dukej që regjimi ishte në një pozicion nga pozicionet më të dobëta që ai ka patur gjatë gjysmë shekulli që ata e drejtojnë një vend aq të madh siç është Irani. Në këto kushte Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli realizuan këtë sulm. Britania nuk i bashkua këtij operacioni. Por goditja ka qenë fatale, sepse nuk është goditur vetëm ë Ajatollau. Është goditur bërthama që e qeveriste atë vend. Ai vend kishte për shkak edhe të konfliktit 10 vjeçar që ka patur me Irakun kishte investuar dhe kishte një infrastrukturë ushtarake, goxha të madhe e cila i kushtonte vendit shumë. Por nga ana tjetër fuqia me të cilën ai vend është përballur, pra Irani është një fuqi rajonale, jo globale. Kaq është fuqia e tij. Kam parë edhe gjatë vitit të kaluar, rrezja e raketave që ata thoshin mund të vijë deri në Europë, raketa balistike, por ai është një fuqi rajonale, nuk është një fuqi globale”, tha Artan Hoxha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Nga ana tjetër, sipas tij, Irani përballet me sfida të brendshme dhe të jashtme, përfshirë tensionet me vendet arabe, raportet e ndërlikuara me Turqinë dhe çështjen kurde. Sipas Hoxhës, popullsia kurde e shpërndarë në Irak, Siri, Turqi dhe Iran, në rrethana të caktuara mund të ndikojë ndjeshëm në balancat gjeopolitike.
“Duke patur parasysh që nuk është dhe një vend demokratik, pra që ka dhe këtë dhe këtë problematikën tjetër, i rrethuar nga vende me të cilët ai herë pas here ka bërë konflikte. Lufta me Irakun, Afganistanin që e ka aty e ka ngjitur. Është një kundërshtar i hapur i vendeve arabe. Herë pas here me Turqinë ka patur fërkime, sepse edhe Irani ka 7% të popullsisë kurdë dhe gjithmonë kurdët duke qenë se është një komb i cili s'ka shtet, i shpërndarë në tre Turq Siri Irak dhe Iran dhe ata janë të gatshëm në çdo moment që u jepet një shpresë që ju mund të krijoni shtet ata mund të bëhen aleatë dhe ne kemi parë se ç' bënë kurdët në Irak dhe në Siri. Pra kurdët janë gjithmonë një komb që është një komb me mbi 20 e ca milion banorë që mund të reagojnë dhe të bëhet një aleat i perëndimorëve në qoftë se atyre je mundësia të kenë shtetin e vet”.
rraketat e Iranit mund e vijne deri ke pidhi i sateme, ik er legen bollobox, na fol per djalin tend nje here koke qyp, kua karin e ka Irani mendjen per Shqiperine , na shpifet dhe nuk gjejme rehat te hapim asnje kanal Tv'ja pa na dale sali berisha apo analistat e shpifur
Po pse te duket cudi moj sheqere? Te hedhin raketa e te sjellin edhe dronin po te duan tek dritarja e te pellcet brenda kur je duke ........ fjetur.
Rrini te qete pasi largesia shqiperi- iran eshte te 2.800 km.. dronet iranian maksimum arrijne 2.500 km.. raketat balistike 2000km.
Na doli dhe expert ushtarak ky koktuli. Tani te shikojme c'do thote Klodjana Lala.
Rrena po me bisht! Nuk vuri mend ky...
T'i krijosh hapesire kronikanit te deshmuar te krimit te organizuar eshte tmerr.
Po, pse, ky mbeti të analizojë situatën në Iran dhe armët e sofistikuara kibernetike e kinetike që përdoren atje?
Edhe pse Iranit nuk i ka shkuar nder mend nje gje e tille, ju futjani ne mend !? Sa te desheruarv qe qenkeni !?
O i gjithanshëm, mjaft dole neper TV. Je mashtrues. Kam parasysh gënjeshtrat qe,sajove per ciftin me femijen e vogel qe u aksidentuqean nga nje si ty. Tani qenke bere dhe politolog.
Ketij ja ka thene shefi vet,Suel Çela.Nuk e kuptoj se si e ftojne neper studio kete antarin e bandave?
Ha ha ha si I therriste suel cela ketij koke tules?koke lope ee.
Ky i di te gjitha... Ky ushtrone profesionin e gazetarit pa qene gazetar , kjo eshte média e uzurpuar nga analfabet..