Akuzohet për shpërdorim detyre, dëshmia e kryebashkiakut të Tropojës në GJKKO: Në 35 vite punë, s’kam marrë asnjë vërejte

2 Mars 2026, 11:40Kronika TEMA
Akuzohet për shpërdorim detyre, dëshmia e kryebashkiakut të

Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi dhe zv.kryetari Abedin Kërnaja nuk kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar në seancën paraprake në GJKKO.

Kreu i bashkisë së Tropojës u shpreh se nuk është i dënuar me parë dhe nuk ka marrë asnjë vërejtje në 35 vite punë.

Byberi dhe zv.kryetari i bashkisë Tropojë akuzohen për shpërdorim detyrë.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Bashkia e Tropojës, si institucioni që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, nuk ka zbatuar ligjin për hapjen e rrugëve.

Hetimet kanë zbuluar se kryebashkiaku Rexhë Byberi, në bashkëpunim me nënkryetarin Kërrnaja, kanë lejuar hapjen e rrugëve të reja në kundërshtim me ligjin, duke shkaktuar një dëm në vlerën e rreth 280 milionë lekëve.

 

2 Komente

  1. s
    sali

    Spaku hedg shashka per te larguar vemendjen e njerezve nga krimineli e faamiljet hajdute Berisha dhe Meta

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Të denohet sepse kane bere rrugë per popullin? Po ata qenkan per dekorim, jo per gjykim. Po që keshtu, Edi Rama duhet denuar me 200 vjet. Ore, që SPAK ka pjerdhur, kjo duket. Por GJKKO duhet te mbledhë mendjen. Edhe ne Greqi, që është shteti i fundit dhe çdo shtepi në fshatra ka rrugë te asfaltuar. Lere Zvicra dhe Austria pastaj, qe edhe një shtepi tek ne mal ka rrugë te asfaltuar. SPAK thotë jo. Interesant.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje