Është bërë publik motivacioni i shkarkimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda, vetëm pak më shumë se një vit pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit.
Arsyeja e largimit të tij lidhet me mosgarantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së fundit të opozitës në Tiranë.
Në motivacion thuhet se gjatë tubimit “u rrezikua jeta e shtetasve të huaj” që jetojnë në kryeqytet, pasi Policia nuk mori përsipër garantimin e sigurisë në kushtet e përshkallëzimit të dhunës.
Protesta e djeshme ishte e dyta radhazi ku Policia e Shtetit nuk mori përgjegjësinë për mbarëvajtjen e rendit, për shkak të përdorimit të molotovëve dhe akteve të dhunës.
Pas largimit të Prodës, në krye të institucionit është komanduar përkohësisht, Sokol Bizhga.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi vendimin, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të mëtejshme lidhur me drejtimin e institucionit të rendit.
Bravo Rama, qerroi nga drejtimi i policise rracen e Ilir Prodes!
Do merzitet Saliu tani
Trump thote: Jam votuar te mbroj qytetaret amerikane. Palloshi thote : Nuk mbrojti shtetasit e huaj.
Ky u hoq se i ka bo gati suitën SPAK-u
PO PO , POR SALEHKARAXHICI ,ME GJININ ME SHKERDHENIN ,FALMUTIN E TE TJERE NUK KANE FAJ .....DHE ASPAKU I SALES NUK DEGJOHET , VECSE KUR BEHET FJALE PER BREKE E FUSTANE GRASHE PO ,OSE KUR KA MARE NDONJERI DHOMA ME QERA NE PLAZH ,ATEHERE JANE TE TUAT,,, OSE PO TE JESHE GJYSHIN ME SHTEPI DHE KA MBAJTUR NIOERIT AHERE ESHTE E JOTJA.....OSE KUR NJE RRUGE ESHTE BERE ME 100000000 EURO ,AHERE KETO I KA MARE MINISTRI ,SIKUR RRUGA TE MOS ISHTE BERE FARE DHE FIRMA NDERTUESE NUK KA MARE ASGJE....ME NJE FJALE CFARE THOT OPOZITA SHKRUHET NE DOSJE E ASPAKUT...
O z Rama !Nuk zgjidhet ky problem duke i bërë qejfin opozitës duke shkarkuar drejtuesit e policisë sa herë që opozita përshkallëzon veprimet duke goditur policinë dhe ajo pra policia i ka duart e lidhura Si mundet . të konceptohet që deputetë e Opozitës shkojnë me një tufë rrugaçësh në drejtori dhe i bëjnë provokim që të veprojë policia dhe arrin deri aty që vijnë në dyert e drejtorisë dhe ndeshen trup me trup dhe polici vetëm qëndron gatitu se mos e akuzojnë për përdorim force .O zonja ministre ju jeni e re në këtë detyrë por nuk është kjo zgjidhja Jepuni policëve mbështetjen morale psikologjike politike shoqërore e mbi të gjitha ligjore dhe garancinë se askush ska për tu dënuar në se vepron mbi bazën e ligjit vetëm të ligjit ,ama kushdo dhe çfarëdo statusi të kenë politikan apo qytetar të thjeshtë duhet të dijnë dhe të presin reagimin e rreptë për të mbrojtur ligjin rregullin institucionet dhe dinjitetin e policisë shtetit . Bejeni një herë të vetëme vetëm njëherë të vetëme ama që disa deputet si Noka ,Bardhi Balliu Srazo Boçi etj qe i bëjnë karshillëk dhe presion policisë tu thyhen brinjët me shkop gome dhe do ta shikoni që herë tjetër këta timosha me vese të rrugaçërisë nuk do të dalin në ballë të protestuesve për tu dhënë zëmër për të bërë shkatërrime dhe të telendisin policinë e shtetit . E di që ky koment nuk do tju pëlqejë disave por një pyetje retorik kam që si do të gjykoni në se në forcat e policisë keni djemtë vëllezër motra të afërmë tuaj dhe do të trajtoheshin në këtë mënyrë nga njërëzit e rrugës dhe disa prej tyre edhe politikan dhe ligjëvënës?? Përgjigjen e dij sepse kuptohet . Atëherë le ta mbështesim policinë në kryerjen e detyrës dhe të dënojmë me gjithë fuqinë e mëndjes dhe shpirtit dhe të ligjit sjelljet arbitrare dhe skandaloze të politikanëve .eE kam theksuar edhe herë tjetër . More përse merreni me ca djem të rinj që gënjehen me ca lekë për të blërë hashash dhe drogëera dhe nuk merreni me drejtuesit e protestuesve dhe në radhë të parë Saliu Muli Bardhi, Këlliçi ,Balliu. Përse nuk bëhet në front ky proçedim për këta recidivist të sëmurë nga skizofrenia jo mendore por politike ë duan gjak dhe vetëm gjak . Po mirë a ka kuptim që të quhet deklaratë politike ajo e Saliut që në media i thot Ramës langaraq budalla dhe me sigurinë e mafies e paralajmëron Ramën pusho se për 25 minuta banda ime po ju thashë unë të vijnë në Surrel dmth do të sulmojnëfamiljen e kryeministrit ?? Po ka ligj ka prokurori ka institucione ligjore që ti peshojë mirë këto deklarata dhe të thirret ky bandit plak dhe ti kërkohet llogari se si dhe sa e menduar është një qëndrim i tillë .