Jo vetëm koshat e plehrave dhe bizneset, molotovët e militantëve të PD nuk kursyen as makinat e parkuara

1 Mars 2026, 14:11Kronika TEMA
Jo vetëm koshat e plehrave dhe bizneset, molotovët e militantëve

Protesta e Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme u shoqërua me akte të shumta dhune dhe hedhje të molotovëve e fishekzjarrëve në drejtim të vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha (sot qendër kulture), disa bizneseve private dhe koshave të plehrave.

Por ajo që kaloi pa marrë vëmendje gjatë protestës së djeshme, është se militantët e Berishës hodhën molotovë edhe pranë disa makinave të parkuara, duke rrezikuar shkrumbimin e tyre.

Në pamjet e siguruara nga Report TV, duket qartë në disa raste që militantët kanë hedhur molotovë pranë gomave të makinave që kanë qenë të parkuara në zonën e ish-Bllokut.

Ndërkohë në një fotografi të publikuar nga vetë Partia Demokratike, duken qartë 2 persona, të cilët ndodhen brenda ‘Vilës 31’ në momentin e sulmit me molotovë nga ithtarët e Berishës.

3 Komente

  1. B
    Bilanci Salēs

    Protesta opozitēs duhet tē ishte shtypur qē nē orēn 18:30, dhe jo nē orēn 23:00, kur Berishēs i vinte gjumi.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Diaspora

      Maskarenjte te pd-se nuk lane gje pa prishe e djegur.Turpe per ne Shqipetaret qe na shohin ane e mbane ne gjithe Boten.

      Përgjigjjuni
      1. /
        //.. Sali Ram (a) Berisha //.../

        Epo proteste e ligjeshme eshte, pse çuditeni? Urrejtja per regjimin e urryer te Ramaduros, dashuria e pakufishme per pr dr Sali Berisha udheheqesin e opozites, bejne qe masat popullore te shfryjne me te drejte pakenaqesite e tyre, por edhe te provokuar nga komunistet qe punojne ne policine e shtetit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje