Ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit në Vlorë, Rrumbullaku ngre grup të posaçëm për zbardhjen e ngjarjes

9 Janar 2024, 11:32Kronika TEMA
Ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit në Vlorë, Rrumbullaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku prej mëngjesit të djeshëm deri mëngjesin e sotëm ndodhet në Drejtorinë e Vlorës, pas ekzekutimit të Gëzim Sinomatit, mbrëmjen e 7 janarit.

Rrumbullaku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të hetuar ngjarjen.

“Po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë”.

Gjithashtu mësohet se Rrumbullaku ka urdhëruar hartimin e një plani të detajuar operacional kombëtar, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.

Lini një Përgjigje