Tre të rinj kanë shpëtuar mrekullisht pak pas mesnatës në lagjen “Rus” në Shkodër.
Teksa ndodheshin në rrugë duke biseduar, i moshuari, shtetasi Fasli Hyka ka dalë i armatosur në nga balkonin e katit të pestë të banesës së tij në orën 00:30 dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.
Plumbat fatmirësisht nuk plagosën asnjërin prej tre të rinjve ndërsa u dëmtua një automjet i parkuar.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie duke izoluar zonën për shkak të rrezikshmërisë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u futën nga balkoni i shtëpisë së 83 vjeçarit pasi më parë i hodhën një zhurmuese dhe më pas edhe nga dera e shtëpisë duke arritur që ta neutralizojnë dhe arrestojnë.
I moshuari para se të qëllonte mësohet se ka telefonuar policinë duke i kërkuar ndihmë pasi sipas tij jashtë kishte zhurma që po e shqetësonin. Pas pak minutash mori çiften dhe qëlloi në drejtim të të rinjve, kalimtarë të rastit që arritën të shpëtojnë.
Dëshmia e gruas
Bashkëshortja e Fasli Hykës, Hyrije Hyka, ka dëshmuar se si burri i saj qëlloi në drejtim të tre të rinjve të cilët i shpëtuan plumbave.
83-vjeçarja rrëfen për gazetarin Senad Nikshiqi se bashkëshorti i saj Fasli Hyka dëgjoi disa zhurma pas mesnate që vinin nga rruga dhe po i shqetësonin dy të moshuarit.
Në atë moment ka telefonuar policinë duke i kërkuar që të vinin për të vendosur qetësinë. Pa kaluar shumë kohë 83-vjeçarja, e cila ndodhej në shtrat në atë moment tregon se dikush e ka sharë burrin e saj, i cili ka marrë çiften më pas duke qëlluar në drejtim të tyre.
Bashkëshortja e 83-vjeçarit që u arrestua nga FNSH pasi u neutralizua brenda banesës në operacionin që zgjati 3 orë e gjysmë, thotë se burri i saj deshi të dorëzohej në polici në orët e mëngjesit ndaj edhe nuk pranoi më përpara derisa u arrestua pas ndërhyrjes nga efektivët.
“Ai i kërkoi policisë që të prisnin deri në mëngjes, vij vetë dhe ju tregoj si ishte e vërteta. Drejtori i policisë i tha hajdeni tani, ndërsa ky i tha në mëngjes më caktoni orën dhe vij vetë në polici.
Pse u ngutën ta merrnin natën, nuk ishe nevoja ta merrnin natën. S’jemi gjakpirësia, jemi njerëz që duam qetësinë sepse kemi moshën. Ka sëmundjen që nuk e duron zhurmën”, tha e moshuara.
Fasli Hyka sipas bashkëshortes së tij përveç punëve normale gjatë regjimit të komunizmit ka punuar edhe në sigurimin e shtetit si agjent vullnetar.
83-vjeçarja është e vetme në shtëpi tashmë pas arrestimit të burrit të saj ndërsa lëviz me shumë vështirësi për shkak të disa sëmundjeve që ka.
Çifti i të moshuarve jetojnë prej vitesh të vetëm në shtëpi ndërsa autori i dyshuar Fasli Hyka ka një djalë nga martesa e tij e parë. Hyrije Hyka do ta ketë të vështirë ta përballojë jetesën e vetme për shkak të sëmundjeve që ka dhe se nuk mund të dalë nga shtëpia.
Mjer ky vend per keta gazetaruce qe me te drejte qytetari Rama quan kazan!Nuk na thane se ça pune ka pas bo Hyrija ne monizem!Hajde karuc hajde!I gjithe ky artikull shkruahet per te na thene qe Fasliu ka qene AGBV (agjent vullnetar)ne monizem ha ha ha ha ha !
Agjent vullnetar = spiun lagjes me pak fjalë kush pjerdhi pas deres
I lumte pushka gjyshit, e cfare rendesie ka se cfare ka qene. Keta kalamajte e bythes na cane trapin duke uleritur si kafshet ore e pa ore. Pastaj policia e mutit pse nuk iu pergjigj?
Nuk do merren më me të, do ta këshillojnë, mund dhe ta gjobisin për armëmbajtje pa leje (nëse) dhe do ta kthejnë te plaka në shtëpi.
Polici qesharake. Dine vetem te flene gjume edhe te bejne Rambon me njerez qe s’kane lidhje me boten e krimit.
A te keqen vllaree c ua bere mire,jo po tallet policia me ty,ja se erdha ,erdha. E zgjidhe si burrat ta lumsha... hhhaaaaaa
O te lumte dora
Bravo gjyshi, kur nuk pergjigjet shteti, keto ndodhin.
Po puna e spiunit cfar lidhje ka me ngjarjen pas 30 vjetësh Apo do ti Beni biografinë
Të moshuarit sikur nuk i mbajnë në burg? Pse e morën këtë?
Saliu po terrorizon Tiranen nga ballkoni nuk i thot kerkush plaçme goj se dalin ca pushta e thon esht i vjeter 79 vjeç si rri burgu mir ne trup , 83 ky plaku xvarr ne mes te nates e moren zagaret pa byth e shtyll kurrizore te minisris brençme duke filluar nga ministri , nuk kan turp , vetem se ky nuk esht askushi dhe 100 vjeç ne burg te plasin , vjen puna tek kryekrimineli saliu qe ka terrorizuar nji popull te ter per 30 vjet rresht , jo mer thon se nuk mund te shkoj ne burg dhe esht kthyer lagjia saliut ne territorin e PDs se nuk e dhjesin me nje mut kte shtet me dy standarte , nje per politikanet e nje per hallexhinjt , bejn alabaket shtet .