VIDEO kur Xhemal Loka dhunon dhe terrorizon bashkëshorten që kreu vetëvrasje, djali mundohet t'i ndajë

8 Janar 2024, 18:00Kronika TEMA

VIDEO kur Xhemal Loka dhunon dhe terrorizon bashkëshorten që kreu

Kjo është video që fëmija i mitur i çiftit Loka ka filmuar një nga momentet e dhunës që babai i tij ushtronte ndaj të ëmës, Bedrije Loka.

Në videon e siguruar nga VoxNews.al, Xhemal Loka shihet në këmbë, i përkulur me gishtin drejtuar nga bashkëshorja, që ndodhet e ulur në divan dhe djali i tyre ndodhet në mes, duke mbajtur të atin që të mos e dhunojë atë.

Xhemal Loka: T’i shk****ej robt mu në vorr! A dëgjove oj Bedrie? Nuk fut dot kërkush turinjtë!

Bedrie Loka: Kush është ai që fut turinjtë

Xhemal Loka: As…. e as kërkush...

Djali i vogël i çiftit i cili ka filmuar momentet e dhunës ka rrëfyer në Prokurori se videon ia ka dërguar më pas motrës së tij të martuar.

“Ato gjithmone ziheshin me njëri tjetrin. Unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen", ka rrëfyer ai duke shtuar se “une kam një telefon "Samsung"... dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin", si dhe "telefoni im është në polici... e ka marrë babi... dhe ka thënë që është i veti".

Nga dhuna fizike dhe psikologjike, si dhe nga tallja që i bënë në rrjetin social TikTok, e Bedrie Loka vendosi të kryente vetëvrasje.

 

5 Komente

  1. l
    lani

    cdo familje ka zanka...gjynah ke ZOTI kalamajt rrugeve

    Përgjigjjuni
    1. z
      zana

      Xhemal Rrota nese nuk e ke dashur te ishit ndare eshte me ligj, nese te ka tradhetuar qe ka pasur te drejt nese e ka bere ate pune, kure nje xhemall ik jashte duke bere jeten e tij, pse bedrija nuk kishte te drejt!! Xhemal duhesh denuar per te paktwn 1500. vjet Familjes ngushellime dhe Bedrija prane zotit

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Çfarë kafshe paske qenë o maskara! Më vjen keq kur shoh djalin në atë pozicion, i gatshëm Shën për të mbrojtur nënën. Vdeksh o kafshë

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rampal

          Gazetar plehra. Fusni hundlt kudo. Leje i ata fëmij në hallin që i ka kap. Qelbësira

          Përgjigjjuni
          1. G
            Grek Kiri

            Mentalitet talibani, nje popull turk ne mes te Evropes!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje