‘Ke dashnor, shkon me vëllanë tënd’, dëshmitë shokuese të fëmijëve të Bedrie Lokës çfarë i thoshte babai!

8 Janar 2024, 17:56Kronika TEMA
‘Ke dashnor, shkon me vëllanë tënd’,

Të tjera detaje rrëqethëse kanë dalë në lidhje me vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka në Sukth të Durrësit.

Fëmijët e saj kanë dhënë dëshminë në polici, ku kanë vënë në dukje faktin se babai i tyre ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës.

Njëri nga fëmijët ka thënë në komisariat se babai e akuzonte nënën se ka dashnor.

Ai ka thënë se babai, Xhemal Loka nuk e lejonte të shkonte tek të afërmit e saj dhe madje e akuzonte se ka dashnor vëllanë e saj.

Dëshmitë e publikuara nga Zëri të fëmijëve të Bedrie dhe Xhemal Lokës, çfarë i dhoshte burri gruas së tij në Sukth të Durrësit:

Në deklarimet e tij të datës 5.01 2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi D.L, ka thënë “mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri-tjetrin, nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet, gjithmonë debatonin, made dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë një debat të fortë me mamin, se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar mamin tim.

Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pak a shumë, deri në orën 23.00″, “babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit përpara, e ka marrë në celular mamin tim dhe i ka thënë që unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”, duke theksuar “shkaku i këtij veprimi ka qënë se mami ka qënë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im. Mami ka patur konflikte të herëpas hershme me babain tim”.

Në deklarimet e tij të datës 05.01.2024, vajza e çiftit Loka, shtetësja R.L deklaron “prej një viti ato nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin, kanë patur debate prej muajit shkurt 2023 sepse giyshja ime ka kaluar nje trompozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te gjyshja”.

“Mami im ka qënë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë shpreheshte se do t’i jepte fund jetës se thoshte se jam e lodhur”, duke theksuar se “komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë ora rreth 22.30 dhe prapë ka pasur debat në familje … i thashë që leje pra atë muhabet dhe qepe, mirë mo mami më tha, mirë se e qep unë” si dhe “diku nga muaji shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze, të cilat ja ka dërguar një femër, ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim D. dhe i ka thënë që ka patur një lidhje me Xhemalin, kjo ka qënë nje arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”.

Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi i mitur K.L deklaron “babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time”, “më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj-lloj fialësh, i ka thënë do të vras, e ka ofenduar me fjalë të rënda, e ka goditur mamin me grushte dhe me shkelma”, “më datë 1 janar, pas vitit të ri, babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im dhe të gjyshja ime. Ka qënë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00, kur babi duke bërtitur e ulëritur i thoshte që s’ke për të shkuar”, “babi im e shante e ofedonte me fjalët nga më të ndyrat, i thoshte që ke dashnor, i thoshte që ty të ka kap vëllai yt dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)”.

Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çiftit Loka, shtetasi i mitur A.L deklaron se “ato gjithmonë ziheshin me njëri-tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime, ku i thosha ja çfarë po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, duke theksuar “unë kam një telefon “Samsung” dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës, kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici, e ka marrë babi dhe ka thënë që është i veti”.

19 Komente

  1. B
    Beni

    Mashkull plehre

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku

      O shpellare gazetare, mjaft me te tilla lajme! Na e shpifet!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nik

        Prokuroria thuhet se eshte "reformuar" por informacionet konfidenciale te familjes ne fjale dalin ne ankandin publik! Njerezit i besojne "shtetit" te tyre, dmth ne kete rast prokurorise. Por vazhdimist nga prokuroria rrjedhin informacione qe sduhej te ndodhe dhe askush s'mban pergjegjesi! Prokuroria ne radhe te pare duhet te penalizoje njerezit e vet qe shesin informacione teper familjare dmth confidenciale. Ata s'jane sherbetore te qytetareve por matrapaze!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

          Turkish telesehir continue.....

          Përgjigjjuni
          1. a
            asd

            Keqardhje per femijet qe humben nenen por kane humbur edhe femijerine e tyre. Injoranca eshte armiku me i tmerrshem i njeriut. Xhemali... Ky injorant i pa shpirt vrau gruan, nenen e kater femijeve qe i rriti e vetme e me veshtiresi. Egersire e pabese qe izolimi dhe ambjenti i ashper familjar ku eshte rritur prodhoi nje bishe qe nuk u permiresua dhe u soll si bishe deri ne fund; A do kete valle nje pike loti dhe keqardhje tani ...qe ia arriti qellimit!?

            Përgjigjjuni
            1. D
              Daullxhiu

              Ketij burri dasha qir robt, mos ta nxjerri koken nga burgu

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jashari

                Na çat trapin me kete fshataren ,gazetare te felliqur ,ju thonit ja beri Tik Toku tani na del se mami i ketij çuni ka patur dashnor ,dhe babai ka patur dashnore ,familje e degjeneruar ,prandaj them na çat trapin me keto ,e qi…. Se qi….

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Monda

                  Kur nje cift arrin kulmin e zenkave... mire eshte largimi nga njeri-tjetri... dhe kete i'a thote te ndjeres... qe shko te vllai per te banuar... pasi ka perfunduar cdo gje... dhe jo ajo qe titulloni ju... pra tradhtia( burri emigrant) ka bere qe burri te kthehet( pasi eshte tel. nga kusherira e vet ) qe e ndjera e tradhtonte dhe po e turperonte fam.. e tije dhe kusherijte... miqte etj.etj si rrjedhoje te ndjeres i dolen ne shesh te gjitha tradhtite ne shesh.. dhe keshtu mbylli jeten nga turpi ne shoqerine ku jetonte... pastaje normal palet kerkojne te fajsojne njeri-tjeetrin... psh te kater vllezerit e te ndjeres flasi shume keq per dhendrin... qe gjoja 23 vjet qe e ofendon... dhunon etj.etj Pyetje lind... ku ishin vllezerit para se motra te kryente vetevrasjen?? pse s'ben dicka per moteren??? ( nje cifte me kater femije dashuria si ka munguar)mqse dhendri jetonte pak muaj ne Shqiperi... S'dua te justifikoje bashkshortin... por dicka qe s'shkon eshte e qarte... si perfundim.. normal qe femijet jane me mamane pasi i ka rritur me veshtersi pa prezencen e bashkshortit per disa vitedhe per kete kerkojne nje gare drejtesi... por jo ti shoqerojne dajat ne polici.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kin

                    Thua qe sdua te justifikoj bashkeshortin po sapo justifikove nje vrases o plehre e keqe burre me emer femre

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Monda

                      Ikere qyrrash...

                      Përgjigjjuni
                  2. X
                    XXXL

                    Na cate karin me kete katunarin Xhemal, kakoni ne lajme te tjera, keni ngec po tek Xhemali.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tunxh

                      Pse se merje motren ti kir dije gjithe keto. Ik o legen ke patur frik tani qe vajti ne burg ai legeni qe bente gango me gruan u bere gango dhe ti. Ik legena mos i lini motra dhe vajza ne kete gjendje dhe tani filloni dhe coceroni. Ndihmoje i motren dhe vajzen dhe cdo gje ecen mire. Ca do bej policia e qeveria me njerez kafshe qe e trajtoin femren si prone te tyre

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fatmira

                        Burri duhet te kalbet ne burg sipas neneve qe kapin per kanosje, por per cfare i duhej Tik -Toku Bedrijes? Keto tragjedi do te vazhdojne ne Shqiperi per sa kohe qe nuk eshte krijuar ndergjegjs juridike e DIVORCIT ne raste e domosdoshme.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          E

                          Mos na bej gjasme sikur je femer me emer o derr. Cfare pastaj se na paska TikTok?? U be hataja? Keto tragjedi do vazhdojne per sa kohe te kete burra plehra vrases kafshe qe i shohin grate si sende personale qe i kane prone, jo si njerez, e per sa kohe qe do kete matufe maskiliste si ty qe merren me TikTokun e viktimes.

                          Përgjigjjuni
                        2. I
                          Italiani

                          Shko tani kap sapunin dhe mos e lesho mo Moster moster moster

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lexuesi

                            O njerez...o gazetare...lerini te vdekurit ne boten e tyre... mos I ngacmoni, o gazetare qe nuk njihni asnje norme apo moral ne kete jete dhe jo vetem kaq, por nuk njihni as normat dhe moralin e atyre qe kane ikur nga kjo jete...Lerini te vdekurit ne hallin qe I ka zene...lerini femijet esaj qe eshte nen dhe ne hallin qe I ka zene...lerini te qajne per nenen qe u ka vdekur...ju mereni me te gjalle e me tevdekur ... vetem e vetem per 5 leke me shume ne xhepat tuaj...per nje klikim ju ngrini te vdekurit nga varri...cfare jeni ju o gjallesa qe nuk njihni asnje norme dhe moral...??? Ajo nene mundej te ishte nena jote, ajo moter mundej te ishte motra jote... Ajo ka vdekur eshte ne varr...por juve o gazetare nuk e lini te vdekurin te tretet...por filloni...ishte dashnorja e atij, ishte lidhur me te vellain, ishte...ishte...ishte...dhe I vdekuri dridhet ne arkivol nga ju o bastarde te pafytyre...Bravo e moret honorarin tuaj per 5 klikime me shume...mbaruat per sot ...neser shkoni dhe rendni mbas te vdekurit tjeter dhe filloni e shkruani mbi kufomat...

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              George

                              Po i vrisni dhe femijet me kto qe publikoni. Ytt

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kafshe e keqe

                                Plehre muti

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Shqiptimi

                                  O tema! E bete shoqerine shqiptare te haroje cmimet e larta dhe perballimin e jeteses me keto lajme makabre ,te ndyra dhe infektuese. A e kuptoni cfare beni?!?! E renuat ate shoqeri pa nivelin minimal te shkollimit ,e denigruat, e shkateruat me keq, e bete vrastare dhe te pamoraleshme!???!!! A I kontrollon shkrimet dikush ne kete pacavure gazete qe vetem lajme te hidhura ,te ndyra ,genjeshtra me bisht, !?!? Gjysma e gazettes meret me kalin e ngordhur ,berishe ,mete ,krymadh, etj !?!!!! Por Si jeton ai popull nuk I duhet njeri ,AQ me pak kesaj llafazanie qe lufton per te cnderuar me para ,qe dikush e quan gazeta me lajme te reja?!?!!!!!!!!!!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje