Vëllezërit e Bedrie Lokës të vetëdijshëm për dhunën e burrit ndaj saj: Xhemalin e njohim mirë, motra piu helm për shkak të presionit

8 Janar 2024, 16:40Kronika TEMA
Vëllezërit e Bedrie Lokës të vetëdijshëm për

Vëllezërit e të ndjerës Bedrie Loka, ishin në dijeni të dhunës që bashkëshorti Xhemal Loka ushtronte vazhdimisht ndaj saj.

Sipas dëshmive të zbardhura në dosjen e prokurorisë, 4 vëllezërit e 41 vjeçares deklarojnë se Xhemal Loka ushtronte presion psikologjik dhe dhunë ndaj motrës së tyre.

Dhuna dhe presioni ndaj të ndjerës ishte rritur edhe më shumë në 2 vitet e fundit dhe vëllezërit e saj shprehen të bindur se vendimin për t’u vetëvrarë 41 vjeçarja e ka marrë si pasojë e dhunës që i ushtronte bashkëshorti i saj.  

Dëshmitë e vëllezërve:

Pandeli Bushi: Që në mars 2000, që kur është martuar motra ime, ai e ka trajtuar keq. E ka dhunuar disa herë fizikisht. Besoj se këtë veprim e ka bërë vetëm prej dhunës së Xhemalit dhe nuk ka lidhje me TikTok.

Mahmut Bushi: Kam dyshime dhe kam bindje se motra ka pirë helm për shkak të marrëdhënies, presionit që kishte nga bashkëshorti i saj.

E njoh shumë mirë Xhemalin, ai ka qenë i dhunshëm dhe nuk e ka trajtuar mirë motrën, sidomos këto dy vite. Këtë fakt që ai nuk e trajtonte mirë, ma ka thënë motra ime disa herë dhe i kam thënë Xhemalit shumë herë që të mos e keqtrajtonte motrën time.

Xhim Bushi: Ajo e ka bërë këtë veprim vetëm prej dhunës së bashkëshortit Xhemal Loka. Ata i kanë pasur marrëdhëniet shumë keq, atë gjë e ka ditur shumë mirë mbesa ime Rosalinda. Mendoj se ajo e di historinë e kësaj pune, por ajo nuk tregon menjëherë, se normalisht i vjen keq për babanë e vet.

Dhimitër Bushi: Motra ime i ka pasur shumë keq marrëdhëniet me burrin e saj. Madje, edhe ditën e ngjarjes, Xhemali e ka dhunuar motrën time.

3 Komente

  1. l
    lani

    xhemali eshte djal flori nuk vritet per gjake? ju qe se njefni myllni gojen....me vjen shume keq per nusen e xhemalit..cdo burre do kishte vepruar si xhemali jemi Shqiptare nuk i duhet gruas te martuar tiktoku...? tani vllezrit e bedries duan ta zhysin xhemalin por mos ta harrojne se xhemali ka 4 femije si yje edhe femijet duhet te shkojne ke shpija vet jo me i more shtepin e pasurin xhemalit vllezrit e bedries... edhe armen ja kan fut vllezrir e bedries ne shtepi qe ta groposin xhemalin kjo eshte arsya e vllezerve te bedries...me vjen shume keq per bedrien R.I.P Bedrie.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Psikologu

      Duke u bazuar ne fotot qe ky Xhemali paska andej ketej duket qe eshte tip narcizisti dhe qe i ka ushtruar dhune psikologjike dhe fizike gruas. I ka te gjitha shenjat, meshkujt qe zgjedhin te jetojne ne emigrim pa familjen per mua e japin nje nga shenjat e para pikerisht me kete veprim. Nje familjar i mire pas muajve te pare a nje vit (sa i duhet te beje bashkimin familjar) e marrin familje me vete, ata nuk mund te qendrojne larg familjes gjate sepse familja eshte shume e cmuar per ta. Ata qe nuk e marrin zakonisht kane dashnore atje ku jane ose "bredhin" gjithandej, dhe as nuk duan tia dine per gruan dhe femijet qe lene pas, perkundrazi perpiqen qe me metoda si akuza per tradheti, dhuna e te tjera ti bejne grate te tulaten ose te largohen, gje qe jam i sigurt qe ky tipi e ka bere me kete qendrim qe mban duket se mendon qe eshte bukurosh i parezistueshem. Personalisht nuk do inkurajoja asnje person qe te kete tik-tok sepse nuk me duket fare gje e shendetshme qofte per shendetin mendor qofte per antivlerat qe mbjell ne shoqeri, megjithate nuk i jep te drejte askujt te bullizoje gruan per kete arsye, vajzen, burrin, gruan, kunatin, kunaten e ku di une sa i gjate eshte vargu . Me vjen keq per gruan qe vrau veten dhe per femijet e saj, Keshillat e mia per grate dhe vajzat, se pari, mos beni foto e video qe do te ndjeheshit ne siklet nese dikush tjeter i sheh, per ti postuat jo e jo, por as mos beni foto e video te tilla dhe mos lejoni askend qe ti beje per ju, qofte edhe bashkeshorti. Se dyti. Nese burri fillon dhe te ndalon te takohesh me shoqerine e ngushte, me familjen, kontrollon cdo levizje tenden tregon qe ka nje problem te madh me shendetin mendor, zakonisht keto jane shenja te narcizisteve, prikopateve dhe sociopateve por edhe atyre qe mund te kene probleme manie dhe bipolariteti keshtu qe nese nuk eshte i gatshem te trajtohet per ato qe jane te trajtueshme se tre te parat eshte veshtire te kurohen, mbathja nga syte kembet se asgje e mire nuk vjen nga ky llloj njeriu (kjo vlen edhe kur jane burrat te dhunuar dhe grate dhunueset) Se treti, vajza dhe gra te dashura asnjehere jeta jote nuk barazohet me repitacionin qe ke aq me pak me opinione te pavertete e thashetheme qe njerez dashakeqes duan te perhapin per ju, jeta eshte shume e shume me e cmuar, te jep mundesine ti korrigjosh zgjedhjet dhe vendimet e gabuara, te jep mundesine te rinisesh jeten, dhe mbi te gjitha tiu thuash atyre qe te bullizojne "shko ne djall" une do ta jetoj jeten time duke te konsideruar si nje mushkonje bezdisese qe nuk meriton me shume sesa nje sperkatje indiference. Se katerti, kjo vlen per familjaret e te dhunuares/dhunuarve; femijet kur jane madhore dhe motra, vellezer, prinder etj, merrini nen mbrojtje te dashurit tuaj sa nuk eshte shume vone, prinder mesojini femijet qe nuk eshte e pranueshme as te ushtojne dhune dhe as te pranojne dhune as fizike as mendore. Se pesti kjo vlen per ty Lani por edhe per te gjithe ne te tjeret qe nuk i kemi te gjitha faktet. Mund te perpiqemi te sajojme skenare sipas aq pak ose shume informacioni qe kemi por te thuash qe cdo burre do vepronte si Xhemali eshte ofendim shume i madh qe i ben shume burrave me mend ne koke. qe nuk e tregojne burrerine duke kercenuar grate dhe duke bredhur nga andej ketej dhe duke projektuar veten tek gruaja

      Përgjigjjuni
      1. P
        Plehre e keqe

        Ore i rrjedhur... nese do kishe bere te njejten gje si Xhemali e do vrisje gruan per TikTok, ti duhesh rrasur ne burg o kafshe e mutit vrases qe justifikon marrjen e jetes se nje njeriu sikur po flet per ndonje send a prone. Ky plehre vrau nenen e femijeve ti o mut thua mire ja beri. Kafshe muti. E mos ndyj emrin e gjithe shqiptareve o kafshe pylli e rrezikshme.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje