"Shumë herë thoshte se do t’i jepte fund jetës", zbardhet biseda e fundit e Bedrie Lokës me të bijën pak para vetëvrasjes, letra e dashurisë nga një franceze që e tronditi psikologjikisht

8 Janar 2024, 12:10Kronika TEMA
"Shumë herë thoshte se do t’i jepte fund jetës",

“Mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht.”. Kështu ka deklaruar vajza e Bedrie Lokës, nëna e 4 fëmijëve që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, pas sherreve të vazhdueshme me burrin. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen hetimore, ku jepet dëshmia e vajzës së çiftit Loka.

Në deklarimet e saj, vajza pohon se prej një viti prindërit nuk e kishin pasur mirë marrëdhënien me njëri-tjetrin. Ajo mësohet të ketë thënë se prindërit kanë pasur debate që prej muajit shkurt 2023.

“Gjyshja ime ka kaluar një trompozë dhe babi im nuk e linte mamin të shkonte për vizitë te ajo. Mami im ka qenë shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht dhe shumë herë e thoshte se do t’i jepte fund jetës.

‘Jam e lodhur’ thoshte”, thuhet në dëshminë e vajzës. Madje e reja tregon dhe momentin e fundit të komunikimit me nënën e saj, pak para se kjo e fundit të pinte fotoksinë.

“Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë rreth orës 22:30 dhe ajo më tha që kishin prapë debat. I thashë; “po leje pra atë muhabet dhe qepe” dhe ajo më tha; “mirë mo mami, mirë se e qep unë”. Diku nga muaji shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër.

Ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim dhe i ka thënë që ka pasur një lidhje me Xhemalin. Kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”, vijon më tej rrëfimin e bija.

3 Komente

  1. S
    Si i ka thënë e bija qepe mose folë. Ky ështe ment

    Si i ka thën e bija qepe, mose folë... Ky ështe mentaliteti primitive barabar Turk-otoman -islamik...Në botë Muslimanë ose atë njerze që kane mentalitet lindor islamo-komunista, për ta femra ështe një skllev, që duhet abuzë më të dhe nuke duhet lër që të flasë... Keshtu funksononë botën Muslimanë... Tupr për shoqrinë tonë dhe për këta Turq shqip foles...

    Përgjigjjuni
    1. L
      Londonboy

      Shko qi.veten more grek muti.po amerikani qe vrau gruan shqiptere me femije çfare ishte. Inshalla te rafte ne koke more pederast muti.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Ai piloti Grek qe vrau gruan filipineze, cfare malli ishte? Nuk ke faj ti, se shkruan me pseudonim, fajin e ka gazeta qe nuk i filtron komentet, rraca juaj eshte me njerez te ulet, civilizimi juaj eshte ne nivelin zero. Ka mundesi qe keto maskaralleqe ti i aplikon ne shtepi, , dukesh mesjetar qe kerkon meshire tek Greket..

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje