23- vjeçari nga Vlora, Gëzim Sinomataj, emigrant në Belgjikë dhe i kthyer për festat e fundvitit në atdhe, u ekzekutua në ballkonin e shtëpisë përmes një atentati mafioz të mirëorganizuar që dyshohet se u nxit nga hakmarrja. Dyshimi tjetër është se krimi u krye nga vrasës me pagesë.
Krimi ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, te një banesë mu përballë poliklinikës qendrore të qytetit.
Në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri Gëzim Sinomataj, 23 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Krimi dyshohet se pati këtë skemë: Autori kryesor, me një snajper në dorë është stacionuar tek një objekt që shihte përballë me vilën trekatëshe ku jetonte Sinomataj dhe sapo djaloshi 23 vjeçar ka dalë në ballkonin, ka hapur zjarr duke i marrë jetën.
Menjëherë më pas, në koordinim me autorë të tjerë, ka rendur drejt makinës BMW dhe së bashku janë larguar që andej duke shkuar në lagjen "24 Maji". Atje i kanë vënë flakën mjetit duke u larguar më pas me një tjetër makinë.
Ata kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.
Dy vite më parë më 3 janar, vëllait të viktimës, Bernard Sinomatit i kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që e kishte të parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ka ndodhur ekzekutimi i 22 vjeçarit mbrëmjen e sotme. Bernard Sinomati është emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjikë, ku nga burgu ka dalë në vitin 2021.
Viktima Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit ish-anëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë.
I njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”, Sokol Sinomati është i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, ka qëlluar gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit.
Mir fare te ikin nje nga nje kta pisa .skan ci duhet as dreqit .
Në belgjikë nuke Kanë varë dotë në Shqiprie direkt... Kjo tregonë 0 parandalim të krimit nga policija.. koj tregonë 0 siguri puplike. Kiminelet janë mbreter në Shqiprie...
Qenke shume i metë nga trute. Ne rradhe te pare nuk di as te shkruash. Ne rradhe te dyte e paske njohurine e pergjithshme ne shkalle shume te ulet. Ti kerkon qe te tille personave qe bejne probleme jashte shtetit, kur te vijne ne Shqiperi duhet qe t'iu vendoset nje truproje? Çfare kupton ti me parandalim te krimit? Nese keta "trima"vriten ne Shqiperi kjo ka te beje shume me mentalitetin e vrasesve me pagese, qe kujtojne qe ne Shqiperi nje krim nuk do te zgjidhet aq shpejt sa nese do te ndodhte jashte shtetit. Ketu ata gabojne sepse jane vete njerez pa shkolle dhe me nje nivel shume te ulet intelektuali.
Larje hesapesh! Në fund të fundit, ç'është jeta, qoftë ajo dhe 22 vjeçare para vilës tre katshe, makinave luksoze etj, etj?!
Gjynah i shkreti, babai dhe djemte e kane bere vilen 3-kateshe me djersen e ballit. Tani vajten njeri mbas tjetrit ne hale te gomareve. Atje ne boten tjeter, do gjejne vila me te mira.
Tani ndihet dhimbja qe i ben te tjereve.
Vlora qytet i bekuar nga Zoti, i shenjët për shqipëtaret gjithandej, i dashur për të gjithe, njerez te dashur te bukur te mençur qe ia kane zili te gjithe. E pabesueshme qe te gjitha krimet zanafillen e kane nga e bukura Vlorë. Dmth. jeta e njeriut ska vlere me shume se 100 lek. Fillim Viti i keq. Prapë. E dua Vloren heroike.
Ne pidh te semes vafshin kta dhe lloji i ktyre
Shtet o vëdha.
Sa mire te hane koken me njeri tjetrin! Hajd, kete vit nga 2-3 ne dite! Ci do keta plera qe e bejne shoqerine llum.