Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (7 dhjetor) në qytetin e Vlorës, ka ka mbetur i vrarë me armë zjarri një 23-vjeçar Bernard Sinomati.
Raportohet se i riu është qëlluar për vdekje me snajper në banesën e tij në lagjen “Hajro Cakërri”.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.
"Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve, informon policia e Vlores.
Mësohet se viktima është një emër i njohur për policinë, pasi dy vite më parë i vendosën tritol në makinë. Në lidhje me ngjarjen u vunë në pranga 3 persona.
Në vitin 2015 Sinomati është arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa ai rezulton i dënuar edhe Belgjikë.
23 vjec, duhet te fillonte te shijonte jeten...!? Po zgjodhi rrugen e krimit dhe droges dhe gjeti ate qe kerkoi dhe meritoi.